SHQIPONJA ME SHQIPONJË

0
222

NGA : MIMOZA ZYMERI

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe qiell Dua t’jem e fortë
si një Shqiponjë që nuk m’poshtet kurrë,
T’fluturoj drejt qiellit shumë lartë-
të mos kem frikë stuhinë.

Jeta me përplot sfida
shumë herë na rrëzon përtoke
Kush nuk dorëzohet e ngritet-
prek qiellin me dorë.

Do bëhem si Shqiponja
e guximshme n’çdo kohë
Asgjë të mos më mbajë prapa
ta shijojë lirinë.

Kushdo që të përpiqet
Shqiponjat nuk i arrin dot
Ato gjithmonë i gjen bashkë
të patrembura,
Shqiponja me Shqiponjë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.