Shkolla e fshatit Nikç Kelmënd , i bënë zë bashkisë…Omi hiqni ferrat dhe …!!!

0

 E rrethuar me ferra, me dritare te demtuara, me tavane të dalura jashtë funksionit me mure të ujtisura, pra në një gjëndje sklandaloze ndodhet shkolla e fshatit Nikç në njësinë administrative Kelmënd.Kjo shkollë tashmë  po kthehet  në germadh , dhe Bashkia e ka harruar se e ka në juridiksion  dhe  detyurimin ligjor kujdesjen për të. Kështu informon një banor i fshatit Nikç Kelmënd.Shkolla Një banor i fshatit  Nikç në njësinë administrative Kelmënd  duke dashur të kontribuojnë në sensibilizimin e gjëndjes thuajse skandaloze të ashkollës së këtij fshati  ka shpërndar në redaksit e medjave pamje dhe foto , qe realisht flasin qartazi për  neglizhëncën e Bashkisë M.Madhe ndaj kujdesit detyrimor që  ka    për krijimin e kushteve optimale  për të gjitha shkollat në juridiksionin e saj.Kësisoj duket qartazi se ky fshat malor i harruar nga Bashkia dhe qeverisja e rilindjes, ndonse ky fshat ndodhet në zonën e Këlmëndit , zonë e cila sipas     qeveritarve ka patur vëmëndjen e tyre për investime, Shkolla  e Nikçit duket e harruar. Ferrat të cilat e kanë mbuluar  pjesën dërmuse të murit të shkollës, por edhe renia e tavanëve , demtimi  total i dritareve e tjera  si këto , janë qartësisht  bindëse për një shkoll të degraduar dhe jashtë  funksionit të saj. Ndaj teksa verejmë këtë realitet  trishtues  për arsimin  në këtë zonë,  vijnë  në vëmëndje aktivitet promovuese  të Bashkisë M.mdhe për turizmin  në zonen e Vermoshit , ku pushtetarët dhe donatoret  e Giz Albania  kanë defryer për disa ditë me radhe. Sikur vetëm financimi    shumës për skënën e këtij aktiviteti defrimi të bashkisë , mbase do të ishin të mjaftueshme për të rikoperuar këtë shkolle që lëngon në pritje të kujdesit të Bashkisë dhe qëverisë Shqiptare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.