SHKOËR/ INFO NGA DREJTORIA E POLICISË

0
DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 9 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 39 vjeç, nga Ekuadori, rezident në Itali, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. Z., 50 vjeç dhe D. L., 49 vjeç, të dy banues në Malësi te Madhe, me detyrë inspektorë pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, pasi dyshohet se kanë lëshuar një akt miratimi higjeno-sanitar, për dy subjekte (resorte) të cilat nuk i plotësojnë kushtet ligjore për këtë parametër, duke qenë se janë në ndërtim e sipër.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. Ll., 19 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë;
-Gj. S., 65 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-M. F., 58 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-Gj. N., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin, në rrugën “Marin Biçikemi”, ka përplasur një motomjet, duke i shkaktuar dëme materiale;
-K. R., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. N., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse, në banesën e saj;
-F. B., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 47-vjeçar;
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. U., 25 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. Z., 38 vjeç, banues në Shkodër, se i ka dhënë me qera mjetin shtetasit O. U., i cili nuk ia ka kthyer më, por e ka shitur.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.