Shkodër/Ura e Bahçallëkut do t’i nënshtrohet riparimit

0
173
Punimet nisin javën e ardhshme dhe përfundojnë brenda 20 ditësh.
Ura e Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës, do t’i nënshtrohet riparimit të fugave dhe shtresës asfaltike, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.
Punimet pritet të nisin javën e ardhshme dhe të përfundojnë brenda 20 ditësh. Puna do të realizohet kryesisht gjatë orëve të natës.ura e bah allekut mbetet e parikonstruktuar!
Kjo u vendos sot në një takim në bashki, pas të cilit kryebashkiaku Benet Beci, drejtorja e sektorit të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore pranë ARRSH, Ariana Hasani, drejtues të sektorit të qarkullimit rrugor në DVP Shkodër si dhe përfaqësues të firmës kontraktuese kanë inspektuar gjendjen e urës dhe diskutuan mbi mënyrën e realizimit të punimeve, me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit të mjeteve veçanërisht gjatë ditës.Pas riparimit të urës, projekti më i afërt për lehtësimin e qarkullimit në hyrjen e qytetit është zgjerimi i rrugës tek rrethrrotullimi, tek Ura e Re e Bunës, një ndërhyrje kjo provizore deri në nisjen e zbatimit të projektit të madh për hyrjen e qytetit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.