KUR TË DEKORON POPULLI…/PYESIN PËR TEKI MALINDIN

0
219
Enver Cakaj  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Njeri që i bëri vend vetes dhe mbeti përjetësisht i sheshosur mes popullit të Skraparit.Bëri atë që i mungonte Skraparit,por dhe Skrapari bëri atë që i mungonte Teki Malindit.Po hyre nëpër shtëpitë e skraparasve,të gjithë zënë e të pyesin: “Ku të jetë tani ai burri i pashëm si dritae diellit me emrin Teki Malindi?” Nuk pyesin dhe e kërkojnë vetëm njerëzit,por çdo rrugicë e arë fshati.Nuk kishin lezet arat e maleve pa Teki Malindin.Ai nuk ishte punonjës bujqësie,por ishte mik me të gjithë e merakosej për të gjithë.As fara,as bimët nuk mbinin e rriteshin pa shkelur këmba e Teki Malindit nëpër ato ara.Këtë miqësi me skraparasit e kishte krijuar që në vitet e rinisë,kur Tekiu punonte në terren si masovik i rinisë.Ishte koha kur edhe mbledhjet e rinisë bëheshin në ilegalitet dhe vullnetarisht.Po shpërblimin e asaj pune? Atë do ta merrnin kur të gjithë do të mblidheshin e të thërrisnin.”LIRI!” Mbaroi lufta dhe ai djalë simpatik,që sa kishte shkundur pluhurin e barutit, nuk u duk më.Njerëzit që ishin mësuar me të vazhdonin të pyesnin: “ Ku të jetë ai miku i mirë i rinisë?” Jo,ai nuk e kishte harruar as rininë,që e la maleve,as ata njerëz që e ndanë kafshatën në mes.Por kohët kishin ndryshuar,Atdheu kërkonte figura të shkolluara për ta rindërtuar e drejtuar ekonominë.Nuk kishte më veprime ilegale,Atdheu po u thërriste të gjithëve për ndihmë.Bashkia SKRAPAR - METEOALB Ai nuk e kishte harruar Skraparin,por nevoja e Atdheut e kishte shpënë deri në ish-Bashkimin Sovjetik që të paisej me një kulturë tjetër.Pas kthimit e kishin caktuar të punonte në aparatin e Komitetit Qëndror të Partisë.Aty s’kishte ara e terrene,po ato dituri që kishte fituar nuk i mbajti për vete,i shpërndau nëpër ara e male pa e diktuar të tjerët.Njeri vullnetmadh,por edhe punëdashës dhe i begenisur.Ato çka mësoi përtejë kufirit i kishte dërguar heshturazi nëpër arat e Skraparit.Por Skrapari e donte atje djalin e tij.Dhe një ditë e thërret Hysni Kapua dhe i komunikon detyrën e të parit të rrethit në vendlindjen e tij.Edhe pse e dinte kush ishte,ai i pati thënë Hysni Kapos: “Unë sekretar i parë?Karrocier edhe mund të bëhem.”Nuk ishte modesti,por ai dinte ta ngrinte veten me atë thjeshtësi.Skrapari ishte rrethi më i prapambetur dhe me infarstrukturë të shkretuar.Ai gjeti atë Skrapar që kishte lënë.Njerëzit e kërkonin bukën nëpër pazaret e tjerë dhe depot grumbullimit. Prisnin të vinte ndonjë makinë me misër nga Berati e të vinin ta hanin nëpër arat,ku punonin ato ckërka toke,që i mbillnin,por nuk i korrnin.Atëherë qarkullonte një thënje e dhimbshme: “Doli dhalli në Skrapar u ngrit misri në Pazar!” Po ku kishte misër? Njerëzit prisnin sa të merrte faqe elbi,që të hanin bukën e tyre. 5 Shtatori, dita e çlirimit të Skraparit | Gazeta Telegraf Kur kishte dalë nga Zyra e Hysniut,kishte marrë me vete ledhatimin e dorës së tij miqësore.Ishte detyrë partie dhe Tekiu s’mund ta kundërshtonte,se në një farë mënyre kundërshtonte popullin e Skraparit që e rriti. Iku në Skrapar me laçka e plaçka.Po në Skrapar duhej bërë një përmbysje e madhe në mentalitetin e njerëzve për t’i bindur se buka e tyre ishte fshehur nëpër shkurre.Kishte ikur koha e kazmës dhe parmëndës.Duhej mekanika që të lëvizte shtresat e thella të tokës dhe të merrte udhë prodhimi.Por ai më parë kërkoi një grup specialistësh që të bënin një studim për të gjetur se çfarë mund të bënin për zhvillimin e të gjithë rrethit.Skrapari i kishte të gjitha tokat të thata dhe bimët më parë thaheshin se mbinin. Fillimisht plotësoi kuadrin drejtues dhe fuqinë punëtore,që i mori nga rrethe të tjerë. Pastaj kërkoi që në Skrapar të krijohej S.M.T-ja .Për këtë ndërhyri deri te Mehmet Shehu,i cili kur firmosi për 12-traktorët e parë që do të vinin në Skrapar, lëshoi këtë patutë: “Le të venë në Skrapar dhe varrin ua bëni në Qafën e Shkozës!” Por asnjë prej tyre nuk u varros,po ata traktorë varrosën fukarallëkun e skraparasve.
Tekiu filloi takimet e shpeshta me kuadrin drejtues,por edhe me banorët.Ai e spostoi shtëpinë dhe zyrën nëpër arat e fshatit,ku u theksnte prapambetjen e rrethit.Tregonte dhe rrugët për për daljen prej saj,po më shumë donte të dinte gatishmërinë e kuadrove.Ai donte që kjo prapambetje të bëhej shqetësim i tyre,ndryshe asgjë nuk do të ndryshonte.Tekiu i mësoi drejtuesit,që atje ku mbillej e korrej të ishin bashkë me të.Vetëm shoferi i tij e di ç’ka hequr për ta ngjitur makinën atje ku nuk hynte dot as traktori.Më shumë ecte në këmbë nëpër ato shpate e guva,ku s’kishte as rrugë dhish.U bë njeriu më unikal për njohjen e situatës,por dinte dhe emrat e të gjitha arave.Ulej arave me njerëzit dhe qante hallet e tyre.Kërkonte dhe ndonjë mendim,ku donte të dinte,se a po u krijohej koncepti,se buka do të dilte nga këto gërrxhe.Fakti që bukën po e merrnin ende nga shteti njerëzit e humbisnin besimin.Në këtë pikë Teki Malindi mëshoi fort.Me ardhjen e mekanikës bujqësore dhe hapjen e tokave të reja diç nisi të lëvizë.Ndonjëherë,kur kthehej në zyrë,ulej e hartonte plane për të thyer konceptet,që kishin hedhur rrënjë mijëra vjeçare.Disa fshatarë kishin bërë kërkesa të përsëritura për tokë,po përgjigjja nga organet e pushtetit ishte e prerë.:”Nuk kemi tokë disponibël!” Toka flinte nën shkurre e dëborë.Por Tekiu e nisi aksionin nga qyteti.Donte të shkundeshin qytetarët nga koncepti,se s’kemi punë me fshatin.Fshatrat edhe pse ishin kthyer në ekonomi të përbashkëta,nuk kishin farëra të reja e plehra të mjaftueshme për të ndryshuar rendimentin.Qeveria e asaj kohe e solli farën e patates që nga Kina.Rrugë e mjete transporti s’ekzistonin.Atëherë ky transport iu ngarkua banorëve të qytetit,që sejcili të shpinte në krah një arkë me patate në malin e Tomorrit.Rrugë e gjatë e tepër malore,por askush nuk kundërshtoi.Tok me ta edhe Teki Malindi me aparatin e Komitetit Partisë.Por ky aksion bëri përshtypje në të gjitha fshatrat nga kaluan aksionistët.Ata diktuan se nuk ishin vetëm në punët e fshatit.Tek ngjitej në fshatin Vërzhezhë takon dy banorë të qytetit,që kishin marrë një kafshë,dhe kishin ngarkuar arkat.Të dy ishin komunistë.Ai i ndaloi dhe u dha urdhër t’i merrnin arkat si shokët,se dhe ai dinte të mobilizonte të gjitha kafshët e rrethit,por donte që të edukonte njerëzit nëpërmjet punës.Të dy komunistët i morën arkat në krah dhe u bashkuan me shokët kokëulur.Bëhet fjalë për vitet 1965-1966,kur Skrapari dukej si i shkretë.Teki Malindi tregoi se ishte bujk i mirë,mësues i zoti,nxënës i dalluar,bari shëmbullor dhe kuadër i rrallë.Kush e bëri të tillë këtë njeri? Nuk doli të thërriste nëpër arat e fshatrave,po shtoi merakun,që të gjithë sektorët të ndihmonin njëri-tjetrin.Ai gjeti atë çelës me të cilin i bëri bashkë kooperativistët, mësuesit, sportistët, nxënësit, blegtorët, administratën dhe qytetarët.Krijoi kështu një familje të madhe,ku të gjithë e ndjenin veten si motra e vëllezër.Për herë të parë u krijua një unitet e gatishmëri,që nuk ishte parë kurrë në Skrapar.Nuk e meritonte Skrapari atë prapambetje,që i kishte larë me gjak ato vende.Ishte rrethi që mbajti peshën kryesore të luftës dhe u çlirua dy vjet përpara të tjerëve.Skrapari kishte nëvojë për një organizator dhe drejtues këmbëngulës dhe ky ishte Teki Malindi,që,për atë punë që ka bërë,mbeti monument përjetësie për Skraparin.Edhe tani,që ai nuk jeton më,sa herë ka sebepe e gëzime nëpër fshatra,dollinë e parë e ngrejnë për Teki Malindin.Për të ecur pa pengesa ekonomia përdori metoda të çuditshme..Jo me arrogancë,por me takt e shaka.Nga Skrapari, mysafir në paradën e arbëreshëve Na tregonte i ndjeri Syrja Qorri nga fshati Backë,që atëherë kryente detyrën e kryetarit të këshillit popullor të bashkuar: “Ishte një thatësirë e tmerrshme, por një ditë ra një shi i mjaftueshëm për bimët.Unë sa kisha vajtur në shtëpi,se zyrën e kisha në Staraveckë.Shiu vazhdonte të binte.Në derën e shtëpisë trokiti roja i taraveckës e më thotë se më kërkonte Teki Malindi ngutësisht.U nisa sërish për në Staraveckë,se telefoni i Backës nuk punonte.Ai ishte lidhur me të gjitha fshatrat e pyeste nëse i zuri shiu.Kur u lidha me të ai më pyeti: “A bie shi në Staraveckë” Dhe e mbylli telefonin.Mendova me vete: Pse nuk pyeste dot një njeri tjetër në Staraveckë,po më mundoi mua që nga Backa? Por këtë e kuptova kur po shkoja përsëri në Backë.Ai më kishte kërkuar në telefonin e Backës,që atë ditë kishte defekt.Që atë ditë mora masa që gatishmëria e tefefonave të mos mungonin në asnjë fshat”Ku mbillej gruri Teki Malindi ishte në krye të arës e kur shihej në krye të lëmit.Mos kujtoni se vinte si sehirxhi,me vete kishte mekanikë e elektriçistë,që po të ndodhte ndonjë defekt ta eleminonin pa ndërprerë shirjen.I ndjeri Belul Hysko,berberi ku qethej Teki Malindi,na thoshte: “Sa herë vjen e qethet ai njeri,flokët i ka me hala gruri!”
Ai njeri nuk donte lëvdata,por bashkëpunëtorët e shtypit i mblidhte dhe u sugjeronte tema e fakte interesante.Dua ta lë modestinë mënjanë e të tregoj për atë njeri,që na quante “Komandantë të opinionit publik” Atëherë unë isha fillestar e bashkëpunëtor i gazetës “Bashkimi” ,por dua ta them që në fillim,se ai më bëri gazetar.Jo me shkollë,por me pasjon.Një ditë po kaloja përmes sheshit të qytetit i futur në të thella për një problem personal,kur Tekiu më thirri e më sugjeroi: “Në fshatin Vërzhezhë është një i verbër,që jo vetëm punon,po bën gjëra që nuk i bëjnë as ata me sy!”Unë sikur heshta në një mënyrë mosbesimi,po ai më hodhi dorën mbi supe e më tha: “Që të bindesh shko e shiko dhe shkruaj! ” Unë nuk përtoja kur ishte fjala për të shkruar,por në Vërzhezhë u ngjita me pishmanllëk.Ai njeri i verbër quhej Fuat Çela, që pas shkrimit dhe letrës që i përgatita drejtuar Enver Hoxhës,ngriti në këmbë Shqipërinë dhe Kosovan. Atëherë Teki Malindi më thirri në zyrë e më porositi: “E ndeze,tani lere punën dhe mbaje ndezur!” Kjo nuk ishte merita ime,po e atij burri me emrin Teki Malindi,që dinte dhe sa lugë kishin familjet e Skraparit. Por ai kishte në aparatin e partisë njerëz,që e disinformonin dhe e futnin në konflikt me të tjerët.Pas letrës që i shkroi Fuati Enver Hoxhës,nisën të shkruanin disa njerëz.Kjo s’kishte ndonjë të keqe.Midis tyre i kishte dërguar një letër edhe një roje i ndërmarrjes tregtare.Letra u kthye në Komitetin e Partisë me rekomandim që t’i jepej ndonjë gazetari të bënte ndonjë shkrim.Një instruktor i sektorit të edukimit më thirri e më dorëzoj letrën që të bëja ndonjë shkrim për të.Por unë nuk shkrova se ai njeri nuk kishte asnjë elemet pozitiv.Dy ditë më von më thirri Teki Malindi në zyrë e më qortoi,se kisha filluar të shkruaja letra edhe për njerëz pa merita.Ishte shumë i shqetësuar.Por kjo ishte e verifikueshme,se letrën e kisha me vete dhe Tekiu e njihte shkrimin tim.Më erdhi keq që ai burrë fisnik më kërkoi ndjes,se e kishin keqinformuar.
Edhe kur qëllonte të ishte në zyrë,nuk i rrihej,po dilte në ballkon dhe vinte dylbitë e shikonte arat e fshatrave përreth.Në një arë të mbjellë me patate në fshatin Mollas,pa ca lopë që po i dëmtonin dhe i thërret shoferit të bëjë makinën gati dhe iku në Mollas.Bariu i lopëve ja kishte futur gjumit,por kur vajti e zgjoi dhe e sikterisi,bariu u përgjigj fare qetë: “Po patatet nuk prishen se janë nën tokë!” Atëherë Tekiu i tha shoferit ta vinte poshtë barinë,që ta provonte nëse kishte bezdi po të kishte një njeri mbi të..Atëherë bariu kërkoi falje,po më shumë u çudit që sekretari i parë merakosej për patatet e tyre më shumë se atai kishin mbjellë.Tekiu i dinte të gjitha emrat e arave,pyjeve dhe kullotave të rrethit.Një ditë tek ikte për në zonën e Çepanit,në fund të Zogasit takon brigadierin e blegtorisë dhe e pyet,se çfarë ishte mbjellë ara me emrin Vëllashka në Osojë.Brigadieri që ishte nga ai fshat dhe quhej Zeqo Caka,ngriti supet dhe i tha,se ai merrej vetëm me blegtori.Po Tekiu i la detyrë që të pyeste e t’i raportonte kur të kthehej.Që atëherë brigadieri i blegtorisë,nuk harronte të shikonte se mese ishin mbjellë të gjitha arat e kooperativës.Skrapari e ndryshoi Çeherenë.Prapambetjen,që Tekiu e kishte të ngulitur në kokë,e mbuluan tokat e reja, ujëmbledhësit,elektropompat,që e ngjitën ujën në majë të maleve,buka që doli nga shkëmbi, jeta artistike e sportive,shkollat e shërbimet publike që u afruan në çdo fshat.Çuditërisht në atë kohë një delegacion me drejtuesë të ekonomive nga Korça,ku rrethi Skraparit merrte bukën vite të tëra,erdhën në Skrapar për të marrë eksperiencë!Por erdhi një ditë që Tekiu krijoi një boshllëk,se u largua nga rrethi i përlotur.Kishte transformuar tërësisht një rreth të tërë.Të gjithë skraparasit e qanë përsëgjalli atë burrë.Por Tekiu mbeti skraparas edhe pse u transferua në Durrës.Vinte ai,por dhe i vinin.Të dy palët mbetën dyerhapur e zemërçelur.E kërkojnë dhe tani,po ai nuk jeton fizikisht,kurse moralisht e kemi ende nëpër arat dhe zgjon ata të përgjumurit. Kjo e bëri përjetësues në tërë Skraparin.Im vëlla,Luman Caka i ka kushtuar një poezi,nga e cila po publikojmë disa vargje:
Ishe burrë e burrë mbete,
Energjik e fjalëprerë.
Fjalët misër edhe grurë,
S’i harrove asnjëherë.
S’ka rrëke,arë e lëndinë,
Këmba jote ku nuk shkeli.
Maleve me trëndelinë,
Koka prapa se ç’të mbeti.
Ti,njeri karakterfortë,
Që bëje gjumin e drerit.
Sa rrojte në këtë botë,
Nat’ e ditë si dallgë e detit,
Dhe atje në breg të detit,
Ku ke rënë e fle në paqe,
Flladi që vjen nga Skrapari,
Të sjell aromë manushaqe!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.