Shkodër/Skandali i “N’sofrën shkodrane” të pashtruar të kryebashkiakut Benet Beci!

0
166
Mund të jetë një imazh i 1 person      Pas inagurimeve që trumpeton si arritje të tijat, kur ndërkohë janë investime dhe bashkëpunime të lëna trashëgimi nga kryetarët paraardhës, kryetari i Bashkisë Benet Beci harxhon 15 milion lekë nga taksat e shkodranëve, për një festival fantazmë kulinar të titulluar “N’sofrën shkodrane”, i cili do të duhej të ishte vazhdim i festivalit të kulinarisë “SHIFE”, si një mënyrë për të promovuar resurset e territorit të Bashkisë Shkodër në fushën e kulinarisë, brenda dhe jashtë vendit.
Por ndryshe nga vjet, ku promovimi zgjati për më shumë se 3 muaj në shumë dimensione lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, këtë vit për të ashtuquajturin ‘festival i kulinarisë’ nuk gjendet asnjë rresht, asnjë promovim, asnjë emër pjesëmarrës i publikuar, asnjë foto apo video, asnjë promocion me gatime të restoranteve të shumta në Shkodër, asnjë shije kulinarie, asnjë transparencë…praktikisht asgjë për këtë aktivitet, në asnjë rrjet mediatik, i cili do duhej të ishte realizuar në datat 15-16 dhjetor 2023, sipas faqes zyrtare të Bashkisë Shkodër. Të vetmet njoftime janë thirrja për pjesëmarrje, hapja e konkursit, dhe fituesja e projektit nga Durrësi, sepse Shkodra vazhdon të mos ketë specialistë në asnjë fushë.
Skandali I ‘festivalit fantazëm’ i kushtoi 15 milion lekë xhepave të shkodranëve.
E realizuar gjoja nga një person fizik, jo shkodrane, e panjohur në fushën përkatëse, e shpallur fituese në faqen zyrtare të Bashkisë thjesht sepse vjen nga miqësi të ngushta dhe të importuara të kryetarit të Bashkisë (pohojnë “gojët e liga”) rezulton se 15 milion-shi ka shkuar për një xhiro në trenin festiv të fëmijëve për stafin e ngushtë të fitueses dhe dy dreka për stafin e miqve të ngushtë të kryebashkiakut.Mund të jetë një imazh i teksti
Meqë aktiviteti ka dështuar (përderisa nuk ka asnjë gjurmë të realizimit të tij), Bashkia Shkodër të shtrojë ndonjë gjë “N’sofrën shkodrane”, të bëjë ndonjë foto apo video, të shtrojë ndonjë drekë krapi këto ditë, me shpejtësi, që të justifikojë 15 milionët e shkodranëve që iu vodhën për t’ju dhuruar “sofrës“ së xhepave të miqve të ngushtë të kryebashkiakut dhe stafit të Tij.
Të organizosh festival kulinarie i nderuar zoti Beci, do të thotë të bësh gjithçka që bizneset dhe operatorët e fushës të ndihen pjesë e një aktiviteti të tillë, do të thotë t’a duash e ta jetosh qytetin, të marrësh mendimet e ekspertëve të fushës. Duhet të kesh mentalitet, njohje, kulturë e formim europian për t’a bërë këtë; duhet t’i takosh njerëzit e të flasësh me ta, duke mos pasur në thelb pasurimin personal apo të stafit tënd të ngushtë.
Të organizosh një event të tillë, fort i nderuar kryetar i bashkisë, do të thotë të përfshish dhe të promovosh të gjitha bizneset e qytetit, e jo vetëm të preferuarit, t’i japësh mundësinë të ndërkombëtarizohen përmes bashkëpunimit me emrat më të mëdhenj të Europës në fushën e kulinarisë dhe promovimit të turizmit. Do të thotë të bësh një punë të lodhshme për muaj me radhë në ekip, për promovimin e territorit, por mesa duket Ju jeni mësuar t’i bini shkurt, sa për fasadë nën shembullin e kryebashkiakut tiranas, sidomos kur bëhet fjalë për paratë e shpejta.
Të bësh punë të mira do të thotë ta duash qytetin, e jo ta vjelësh atë.
“SHIFE” (Shkodra International Food Event), i cili u konsiderua eventi i vitit nga mediat më prestigjioze Kombëtare e Ndërkombëtare, të cilët patën rastin ta ndiqnin nga afër, u realizua në korrik të vitit 2022, me pjesëmarrjen e emrave më në zë europianë të kësaj fushe.Mund të jetë një imazh i teksti
Duke dashur të tejkalojë famën e SHIFE-s të paraardhësit të Tij, zotit Spahia, kryebashkiaku aktual dhe stafi I tij dështuan rëndshëm dhe ky dështim kushtoi shkodranëve 15 milion lekë që I shkuan në xhep mikes së stafit udhëheqës Bashkiak, pa u lodhur fare. Një dhuratë e mirë për qytetaren nga Durrësi në këtë fundvit!
(Poshtë janë materialet e konkursit, shpallja e fitueses, shuma e projektit, intervista e fitueses dhe jehona televizive që emisioni “Opinion” në TV Klan I bëri festivalit “SHIFE” të organizuar 1 vit më parë nga kryebashkiaku Spahia)Mund të jetë një imazh i lemur i ngadaltë dhe teksti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.