Vebi KURTAJ 

Nga “këta”, 30 vjet rresht,
S’na u ndanë kurrë telashet,
Ma në fund u moren vesh,
Për një drekë të përbashkët!
Qenit, nuk i zihet besë
Por ja që na befasuan,
Kur i pamë në një tryezë,
Thamë: shyqyr që u pantuan!
Sapo i trokasin gotat,
Në një gostë që shtroi kuvendi,
Majtas, djathtas, bashkojn votat,
Per me zgjedhë kush asht ma qeni…
Formalisht fusin në garë,
Duke i drejtuar gishtin,
Kandidatin ma qyqar,
Perballë atij që bën ligjin…
Votimi në çast fillojë,
Me sistem elektronik,
Transpareca “nuk mungojë”
Per opinionin publik.
Te gjith sytë në monitor,
Duke u qeshur “mustaku”,
Fitues, pa kundershtar,
“Qen bir qenit”, doli SPAK-u!
Sa herë u ngushtohet lagu,
Japin urdhëra prej në zyre,
Ndaj nuk kanë frikë nga SPAK-u,
Sepse është produkt i tyre…
Ndërkombëtarët “çojne tallaz”,
Të fortit s’i zbatojnë urdherat,
Po me të njëjtin avazë,
SPAK-u i qetëson ujrat…
Qellimisht bëhet pengesë
Opozita që s’po ndalet,
Trazirat janë interesë
Me humbë gjurmë të dya palët…
Ndaj hidhen andej-këndej,
Koha sa më shumë të zgjatet,
(Katër) “peshqit e mëdhenj”,
Të njëjta i kanë mëkatet…
Veshur me gëzof’ të djallit,
Parlamentin flakë e ndezin,
Badigardat si hunj gardhit,
Kuj t’ia prishin, kuj t’ia ndreqin?!
Eh, ndersa për t’u gostitë,
S’e kursejnë drekën as darkën,
I bashkojnë votat çdo ditë,
Kuvendit i fusin flaken!
Ja, kjo resme konkretisht,
Vesht’ përpjetë, turinjt’ njësoj,
Kur janë ngusht, losin me bisht,
30 vjet e njëta lojë…
Kot s’kan thanë pleqt’, netëve t’dimrit:
Gramit, që të shkatërron aren,
Romatizmit, komunizmit,
Nuk ka dreq që ja tretë faren!