𝐈𝐤𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐏𝐨𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐪𝐚𝐫𝐤𝐮 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐞̈𝐫 ,𝐌𝐢𝐫𝐞𝐥𝐚 𝐃𝐨𝐝𝐚. 𝐙𝐞𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐇𝐢𝐥𝐦𝐢 𝐋𝐚𝐤𝐭𝐢

Permes nje postimi ne rrjetin social ”Facebook”, Mirela Doda ka ndare lajmin se nuk do te jete me ne drejtimin e Postës Shqiptare. Doda do te zevendesohet nga Hilmi Lakti.
Të nderuar kolegë e të dashur qytetarë të Qarkut Shkodër!
Dua të ndaj me ju lajmin që nga sot e tutje rrugëtimi im si Drejtoreshë e Filialit të Postës Shqiptare, Qarku Shkodër përfundon ditën e sotme.
Nuk mund të mos ndaj me ju emocionet e bukura, krenarinë e privilegjin që kam patur për të drejtuar institucionin më të prekshëm nga qytetarët.
Ka qenë një rrugëtim i bukur dhe shumë sfidues, me ditë të lumtura e me më pak të tilla, por jam e sigurt dhe e them me plot gojë që misionin tonë në këtë institucion e kemi përmbushur me sukses, kjo falë mbështetjes suaj dhe punës së palodhur të stafit të Filialit e kolegët e Drejtorisë së Përgjithshme, për të cilët kam një falenderim shumë të madh!
Kur e morra drejtimin e këtij institucioni në vitin 2019 kisha shumë synime e qëllime për të reformuar shërbimin, për të standardizuar proceset e punës dhe për ta bërë institucionin të aksesueshëm për të gjithë, pa dallime, larg fenomeneve negative me të cilat asociohej aso kohe.

Me mbylljen e këtij cikli jam e lumtur që ia dolëm dhe falenderoj të gjithë ata që besuan tek unë!
Dua t’i uroj shumë suksese Z. Hilmi Lakti i cili merr stafetën e drejtimit të këtij institucioni dhe jam e bindur që do punojë fort për realizimin dhe përmbushjen e detyrave!
Shihemi në sfidat dhe rrugëtimet e reja!
FALEMINDERIT ME ZEMËR!