PERUROHET RIKONSTRUKDIONI I PALLATIT TE KULTURES TE QYTETIT TE LEZHËS ” DEDE NDUE LAZRI”. 

0
180
J

JAK RROZHANI
 Është përuruar rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës i qytetit të Lezhës me kushte optimale dhe parametra bashkëkohorë,të cilat i kishin munguar deri më tani . Ky investim i Qeverisë dhe i Bashkisë Lezhë, ishte një dhuratë e bukur për festat e fundvitit  qytetarëve dhe artdashësve lezhjanë, të  cilët i kanë dhënë jetë e gjallëri në vite këtij pallati  me mbushjen e sallës me duartrokitjet e shumta dhe të ngrohta artistëve të çdo zhanri e çdo artisti të çdo moshe , duke e gjallëruar në vazhdimësi jetën kulturore dhe artistike të këtij qyteti me kulturë dhe histori ,art dhe trashëgimi artistike, mikpritje e bujari, që ka pritur në skenën e tij dhjetra artistë të fushave të ndryshme dhe të gjitha moshave jo vetëm lezhjanë ,por edhe nga qytetet e Shqipërisë , Kosova , trevat shqiptare dhe më gjërë. Një pallat kulture komod dhe me infrastrurë moderne ,tashmë shtëpia e re dhe komode e artit dhe e kulturës,  e artistëve dhe krijuesve të shumtë,që Lezha krenohet me kontributin e tyre në vite, që nga Ansambli ” Çiftelia e grupe të tjera artistike, teatrore etj. duke e përfaqësuesit atë denjësisht në skenat e festivaleve lokale e kombëtare ,por edhe jashtë vendit ,duke fituar trofe, çmime ,tituj nderi  dhe vlerèsime të ndryshme, duke nderuar kështu  veten  dhe qytetin e tyre : Lezhën. Një koncert i bukur artistik, do ti jepte bukuri dhe atmosferë të gëzueshme festive  këtij përurimi dhe kësaj dhurate te bukur për artistët dhe artdashësit lezhjanë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.