Shkodër/Për shkarkimet nga puna nuk ka pushime…

0
3766
Shkarkimet politike janë tashmë prioriteti i Bashkisë Shkodër duke u zgjedhur piku I sezonit turistik dhe temperaturat e larta, me qëllimin e vetëm që largimet nga puna të realizohen pa bujë të madhe dhe pa bërë zhurmë meqë njerëzit janë të zënë me pushime.
Radha I erdhi drejtoreshës së Shërbimit Social, Strehimit dhe Shëndetit Publik në Bashkinë Shkodër, Imelda Kraja. Prej 1 muaji znj.Kraja I është ushtruar presion psikologjik për të dhënë dorëheqjen nga vetë kryetari Beci dhe stafi I Tij I ngushtë I transportuar nga Tirana, duke I kujtuar edhe angazhimin politik në fushatën zgjedhore të ish kryebashkiakut z.Spahia.

Znj.Kraja I ka kërkuar një pozicion tjetër pune në këmbim të dorëheqjes, kërkesë kjo që I është mohuar. Nuk ishte z.Beci ai që shkarkoi ish drejtoreshën e Bashkisë sepse prej 1 jave ka marrë pushimet dhe firmën e ka deleguar tek zëvendësi I Tij Rudin Beka, I cili ka qënë edhe ‘lajmëtari’ I shkarkimit të Saj, pas një retorike plot presion dhe krejtësisht të pavënd për një njeri të dijes, I cili do duhej të përdorte së paku një fjalor të moderuar përballë një femre.

REVISTA FJALA, THUAJENI EDHE JU FJALEN TUAJ
Imelda Kraja është një grua, nënë, bashkëshorte, që ka të drejtën e Saj të besojë në një forcë politike dhe të japë kontributin e Saj. Ajo është drejtuese e Forumit të Gruas së PD-së për Shkodrën prandaj dhe u shkarkua politikisht, pa I dhënë të drejtën të ketë një pozicion tjetër në Bashki, por u zgjodh “flakja në rrugë” si një e deklasuar nga partia në pushtet.
Buzëqeshja qytetare e kryebashkiakut të Shkodrës ka filluar të shpërfaqë ndjesitë politike të përbrëndshme, ‘urrejtjet’ politike për Ata me të cilët në 2013-tën bënte fushatë për PD-në, madje duke folur si një nga eksponentët me shumë tagër dhe të afërt të kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Me 1 Prill 2013, z.Beci u shfaq në Konventën e Partisë Demokratike për Punësimin atëherë kur demokrati I djeshëm dhe socialisti I sotëm besonin tek logoja e Partisë Demokratike “Ne jemi ndryshimi, Përpara” (foto më poshtë)
Sot qytetari I parë I Shkodrës (përmes të ngarkuarit të tij për shkarkimet që do vijojnë) la pa punë një grua, një nënë. E hodhi jashtë dyerve të Bashkisë, pa I ofruar një tjetër pozicion pune. Harroi letrën e Tij të shumëpërfolur elektorale, hodhi poshtë edhe porosinë e kryeministrit të Tij (përmbajtja e letrës dhe video-porosia e kryeministrit Rama poshtë)por veproi jo si qytetari I kulturuar I Shkodrës, por si një hakmarrës ndaj atyre që kontribuan në fushatën e kundra-kandidatit tjetër, me të cilin 10 vite më parë ishin kolegë partie.
Imelda Kraja sot ishte ‘viktima’ e parë femër e forcës përjashtuese të Bashkisë së re, nesër do jetë një tjetër, pasnesër një tjetër e kështu me radhë deri në ‘pastrimin’ përfundimtar të blu-së në korridoret e zyrat e Bashkisë e zëvendësimin me lejla-në riindase.
Këto largime të padrejta, sidomos ndaj grave kërkojnë reagim në mënyrë që Shkodra e kulturës dhe dijes të japë shembullin e para se nuk pranon diskriminime të tilla politike.
Politika nëse nuk ka shpirt të paktën duhet të paraqesë një farë morali dhe më vjen keq që Shkodra po shfaqet e pamoralshme politikisht nga një kryetar bashkie I cili vetëm pak muaj më parë gjatë fushatës së Tij elektorale foli shumë moralshëm për qytetarinë e pashoqe që e karakterizonte si njeri dhe si një teknicient që do drejtonte Bashkinë pa politikë.
…ishte thjeshtë propaganda e radhës, dhe koha po e vërteton!!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.