M.MADHE ÇUDIRAT NUK KANË TË MBARUAR/ BASHKIA SHPALL TENDËR PA FOND LIMIT

0
648
ShkodranlNews:Ethet e festave dhe “sëmundja” e tenderave prek edhe Bashkinë Malësi e Madhe me kryetarin e saj Tonin Marinaj..
—————————————–
Shkodranews ka hulumtuar se si kryetari i bashkisë që gëzon mandatin e tretë në këtë zonë, po kryen veprime abuzive në kurriz të taksapaguesve të kësaj zone, duke çelur tendera haptas të dyshimtë por edhe duke i dhënë miratimin veprimtarive artistike pa u shpallur me parë fituesit siç e përcakton ligji.
Në emergjencë pa patur një të tillë, Tonin Marinaj kujtohet të organizojë festën e emigrantëve duke shpallur në 9 Gusht 2023 tenderin me afat 24 orë për organizimin e eventit “Dita e Mergimtarëve”. Tender ku kërkon skenë, ledwall, foni, ndriçim, prodhim spoti, 400 karrige, këngëtar, humorist prezantues që i kalojnë 30 persona, etj por që nuk përcakton në asnjë rresht të tij shumën limit që ka për këto shpenzime.
Kuptohet që për nga sasia dhe volumi janë miliona para që kërkohen por që Marinaj kërkon ti fsheh duke mos e deklaruar limitin në tender, pasi duket qartë që po e kryen me shpejtësi si formalitet. Burime të besueshme i thanë ShkodraNews se fituesit dhe pjesmarrësit dihen, prandaj tenderi është shpallur sa për të qenë në rregull me ligjin publikisht.
Por ky nuk është rasti i parë, pasi të njejtën gjë ka bërë me eventin “Logu i Bjeshkëve”, por këtë herë duke deklaruar shumën.
Fituesi ka qenë i ditur nga bashkia thonë të njejtat burim, por formalisht është shpallur tani, pasi Logu do të duhej të mbahej në javën e parë të këtij muaji, por që kushtet atmosferike e shtynë në 13 Gusht.
Mjafton një klikim i thjeshtë për të kuptuar veprimet absurde, antiligjore dhe abuzive te bashkisë Malësi e Madhe dhe kryetarit te saj Marinaj. Në tenderin e Logut shuma të paktën dihet, ajo eshte 1.250.000 pa TVSH, ndryshe nga dita e emigrantit që fatura mbetet mister.
Të gjitha këto abuzime bien në kurrizin dhe xhepat e qytetareve të bashkisë Malësi e Madhe, që ndërsa vuajnë për shërbimet më minimale, bashkia ju hedh hi syve me festa e evente miliona lekësh. Rekorde që do ti kishin zili edhe bashkite e pasura e jo për një bashki të vogël si ajo e Malesisë së Madhe ku problematikat e komunitetit janë të panumërta./ShkodraNews.10.08.2023.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.