RIKTHIMI I DEBATIT PER RENDIMIN E TRAFIKUT TE QARKULLIMIT

0
123
Nga Musa Kurtulaj Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
-Aksi rrugor Tirane – Shkodër, është i dyti aks i ndërtuar ne vendin tone pas vitit 1990, i pari është Tirane – Durrës ! –
-Për zhvillimet e 32 viteve te fundit, nuk mund te flitet si te kishin ndodhur 320 vite me pare –
Ditët e fundit, për shkak te trafikut te qarkullimit rrugor tejet te ngarkuar, është rikthyer diskutimi për problematiken e rrugës Shkodër – Tirane dhe anasjelltas ! Ka një keqinterpretim sa i përket kapacitetit te kesaj rruge si dhe “vonesës” ne mosndërhyrjen për zgjerimin e këtij kapaciteti. Për ti pasur disa gjera me te qarta ne ketë drejtim, duhet te kujtojmë se ndërtimi i rrugës se re Shkodër – Tirane (rrugës se sotme) , ka filluar ne vitin 1989, kur për ketë u krijua edhe një ndërmarrje e veçante me mjete te transporti te qe ishin përdorur ne ndërtimin e HEC Koman. U sheshua edhe nje pjese e trasesë nga do te kalonte rruga, sidomos ne segmentin Milot – Fushe Kruje. Por punimet u ndërprenë për shkak te ndryshimeve politike ne 1990-1991, dhe kështu nuk është marre njeri me ndërtimin e kesaj rruge deri ne vitin 1988, saktësisht 1999, se kishte nisur lufta e hapur ne Kosove dhe nuk e kishte njeri mendjen tek rrugët ne vitin 1998 ! Qe te mos e zgjasim shume, ndërtimi i kesaj rruge kaloi neper 3 faza, Kamze – Milot, Milot – Lezhe dhe Lezhe -Shkodër, segment qe përfundoi ne tetor te vitit 2004 ! Pra viti 2004 ka shënuar përfundimin e rrugës se re Shkodër – Tirane, qe kishte nisur ne vitin 1989 ! Kishte filluar 19 vite me pare kjo rruge, dhe u konsiderua investim i jashtëzakonshëm, pasi nga Shkodra ne Tirane nuk beje as dy ore udhëtim, ndërkohë qe nga rruga e vjetër udhëtimi zgjaste se paku 4 ore ! Kur u ndërtua rruga e re e Shkodres, nga Tirana ne Elbasan beje rreth 2 ore, nga Tirana ne Vlore udhëtimi behej se paku për 6 ore, ndërsa për te ne Korçe, Përmet, Gjirokastër e Sarande duhej te udhëtojë gjithë ditën, sepse ishin ato rrugët e trashëguara nga para vitit 1990 pa e hedhur njeri me as edhe një lopate zhavorr e jo me asfalt !QEVERIA DO JAPË ME KONCESION PPP AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS | STAR PLUS TV -  SHKODER Pra rruga Shkodër – Tirane apo Tirane – Shkodër, quajeni si te doni, është aksi dyte rrugor i ndërtuar pas vitit 1990 ne vendin tone, aksi i pare është Tirane – Durrës, i përfunduar ne vitin 1996 ! Rruga Tirane – Shkodër, me dy korsi ne atë kohe, por qe me vone është zgjeruar si ne segmentin Thumane – Milot, ishte parashikuar qe te zgjerohej ne gjithë segmentin e saj ! Kaq e vërtetë është kjo se Ministri i Transportit ne atë periudhe, Spartak Poçi, ka firmosur një vendim sipas te cilit ne dy anët e kesaj rruge te mos bëhen ndërtime dhe as te jepen leje për ndërtime, pasi do te ndërtoheshin edhe 2 korsi te tjera ! (Ky vendim nuk u përfill, fatkeqësisht !) Tani, cili ishte problemi qe nuk mori zgjidhjen e duhur ne atë periudhe ne rrugën Tirane – Shkodër ? Ishte rrethrrotullimi qe ndanë rrugën për Shëngjin me rrugën për ne qytetin e Lezhës dhe për Shkodrën ! Ky rrethrrotullim është shkaku kryesor i bllokimit te qarkullimit te automjeteve ne ketë rruge ! Nëse do te vritej mendja me shume, qe këtij rrethrrotullimi ti jepej një zgjidhje tjetër, domethënë te ndahej pa probleme udhëtimi për ne Shëngjin dhe anasjelltas me segmentin drejte qytetit te Lezhës, atëherë se trafiku i qarkullimit si drejte Shkodres ashtu dhe drejte Tiranës, do te ishte shume me i lehtësuar ! E kam te pamundur ta kuptoi se pse nuk ndërhyhet edhe sot nga Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ne ketë rrethrrotullim, për një zgjidhje emergjente deri sa te përfundojë projekti i rrugës Milot – Balldren ! Ia vlen kjo ndërhyrje për një afat 2-3 vjeçar, sa te përfundojë projekti i ri ! Segmenti Ura e Lezhës – rrethrrotullimi i Shëngjinit, krijojnë gjithë ketë anormalitet qe ka qarkullimi ne rrugën Shkodër – Fushe Kruje ! Kryeministri Rama para se te kërkojë ndjese, tu kërkojë specialisteve se çmund te behet për emergjence qe te mos vuajmë edhe 2-3 vite te tjera, kur janë mundësitë për një zgjidhje ! Ura e BahçallëkutTe kalojmë ne Shkodër. Pse bllokohet Shkodra nga hyrja e qytetit ne Xhabije dhe deri tek Harku i Berdices, ku ndanë rruga me Velipojën ? Ky segment, qe nuk është as 2 km, ka 4 rrethrrotullime ! Imagjinoni 4 rrethrrotullime ne me pak se 2 km rruge, zgjidhje projektuese vizionare e jo përralla !!!! Por ne veçanti, mënyra se si është zgjidhur rrethrrotullimi tek Ura e Re e Bunës, ku bashkohen 5 rruge me lëvizje te dyanshme, përbën pengesën kryesore e trafikut te qarkullimit për hyrje -dalje nga qyteti i Shkodres ! Vërtetë Ura e Bahçallekut është me 2 korsi dhe nuk mund te përballojë ne kohe volumin e sotëm te automjeteve ne ketë zone, por ama nëse rrethrrotullimi tek Ura e Re e Bunës do te ishte me funksional, se paku 30 % trafikut këtu do te ishte me i lehtësuar se sot ! Po kështu duhet thënë edhe për rrethrrotullimin tek Harku i Berdices, ku ndanë rruga e Velipojës ne aksin Shkodër – Lezhe – Tirane. Edhe mënyra se si është ndërtuar ky rrethrrotullim, përbën pengese te konsiderueshme për qarkullimin normal te automjeteve !

REVISTA FJALA , THUAJENI DHE JU FJALEN TUAJ

Duhet ta themi troç se ky rrethrrotullim i ndërtuar 5 vite ne pare dhe hyrja e Shkodres nga Ura e Bahçallekut deri ne Xhabije, e ndërtuar nga e para ne vitin 2011, janë projektuar pa vizion ! Nuk mund te thuhet se janë projekte me vizion ato vepra ne infrastrukturën rrugore, qe zhvillimi i transportit i nxjerre jashtë loje pa kaluar 10 – 15 vite ! Projekti realizues i hyrje – daljes se qytetit te Shkodres, duhej te ishte i tille qe te përballojë se paku zhvillimet e transportit për 100 – 150 vitet e ardhshme, dhe jo te dale jashtë funksionit pa mbushur akoma 15 vite ! Ku është vizioni projektues e ndërtues këtu ?! Veç për vizion nuk mund te flitet ne raste te tilla ! Ne mbyllje, me duhet te kujtoi se ka pasur specialiste qe kane folur e folur për te parandaluar projekte te tilla ditore, por nuk është dëgjuar zëri i tyre ! 8 ore ka zgjatur debati ne Këshillin e Bashkisë Shkodër ne vitin 2004, për projektin e qendrës se qytetit, me arkitektin e mirënjohur Zef Çuni, i cili kundërshtonte projektin e paraqitur si te dëmshëm për Shkodrën, por ne fund nuk e përfilli njeri ! Qendra e Shkodres sot është pa “frymëmarrje e pamje panoramike” ! E ngriti zërin Zef Çuni edhe kunder projektit qe nisi te zbatohej ne vitin 2008 për hyrje – daljen e Shkodres (ish-Pazari i Vjetër – Ura e Bahçallekut), ku theksoi se po e ktheni ketë segment ne “hinke” qe bllokon Shkodrën, por serish nuk e dëgjoi njeri ! Sot “mihim” me Bune ! Skandaloze ! Kaq sa për te kujtuar se nuk kemi te bëjmë me zhvillime te 320 viteve me pare, por te 32 viteve te fundit fatkeqësisht pa pike perspektive, thjeshte sot për nesër !Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina del nga rruga, dy të plagosur |  Gazeta Telegraf Kuptohet, tashme te gjithë duket se janë bindur se kështu nuk mund te vazhdohet, por vone ama, vone ! Se paku deri sa te përfundojnë projektet e plota për hyrje – daljen e Shkodres, duhet vrare mendja shpejt për ndërhyrje e emergjente edhe tek rrethrrotullimi i Ure se Re te Bunës dhe tek rrethrrotullimi i Harkut te Berdices ! Mund te jene ndërhyrje qe ne planin arkitekturor nuk janë te preferuara, por s’ke ç’ben pasi Shkodra nuk mund te lihet e bllokuar nga automjetet edhe 3 vite sa te përfundojnë projektet e plota e te dyfishohet kapaciteti i Ures se Bahçallekut !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.