HEJ KAÇANIKU,SHKAMB E GUR…!

0
138
Dashamir Uruçi  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pak orë kanë kaluar e unë jetoj ende me impresionin qe me pushtoi ne Kaçanikun e qendreses heroike te shqiptarve ne shekuj,ne Kaçanikun e KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR,ne Kaçanikun e KUVENDIT TE KOSOVES SE LIRE E TE PAVARUR,ne Kaçanikun e IDRIZ SEFERIT…!

LEXOJENI REVISTEN FJALA
Shume e shume ngjarje te tjera jane te lidhura me fatin e ketij “qyteti hero” qe kurre nuk u perkul e la perjete pas vetes famen,historine e lavdine.
Ishim pregaditur qe takimin e diaspores ta benim diku ne Gjermani,Zvicërr apo Itali,ne nje prej vendeve ku emigracioni shqiptar kishte leshuar rrenje,ne nje prej vendeve me emer e me fame ne te gjithe Europen.
E kesisoj,pasi kishim rëndur pas famës kishim harruar Kaçanikun,kishim harruar qytetin e betejave per liri,qytetin e Krenarise kombetare te shqiptarve.
U pregaditem te gjithe dhe me 5 gusht 2023,erdhen ne takimin e Diaspores shqiptare nga te kater anet e botes,shqiptare te mire e patriote,njerez te sakrificave.
Ata lane familjet e tyre,punen dhe gjithçka tjeter e vrapuan drejt KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Çdo gje shkoi mirë tek salla e madhe e Pallatit te Kultures ne Kaçanik.
Folen veprimtare e patriote te shqiptarise,folen qytetare e banore te tjere te zonave per rreth,foli edhe ai,i paharruari,ILIAZ RAMAJLI,ish kryetar i KUVENDIT te Kosoves,ai qe shume vite me pare bashke me shoket e vet kishin marre pjese ne KUVENDIN E KAÇANIKUT duke mbetur perjete ne historine e lavdishme te lirise,demokracise e shtetndertimit në Kosovë.
Me 5 Gusht 2023,veprimtaret e Kuvendit Kombetar Shqiptar bene analizen e punes se tyre si dhe zgjodhen edhe keshillin organizativ te Diaspores.
Misioni yne u krye plotsisht dhe ne te gjithe se bashku hodhem hapin final drejt KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Ne takim mbajta raportin e punes 2 vjeçare te KKSH me titullin “VITE PUNE DHE ANGAZHIMI ATDHETAR”
Takimin e drejtoi zotni ZENEL HOXHA ndersa e hapi zotni JAKUP REKA.Thirrjen drejtuar KUVENDIT TE KOSOVES dhe KUVENDIT TE SHQIPERISE e mbajti zonja ARBERESHE BERISHA.
I falemnderit organizatorve dhe mikpritesve,FEHMI BEKTESHI,ZENEL HOXHA,PETRIT ALIAJ,JAKUP REKA,VERDAT KOLONJA e te tjere.
Nje falenderim i veçante shkon per sponzorin e veprimtarise zotni NEXHMEDIN ALI HOXHA.
Respekte per pjesrmarrjen ne takim te banorve te Kaçanikut si dhe qyteteve te tjera,respekte deputeteve te Kuvendit te Kosoves,Berat Luzha,Iliaz Ramajli.
Respekte e mirenjohje te gjitheve.
Shenim:
Ne foto do te shikoni disa nga pjesemarresit e takimit te KAÇANIKUT te 5 Gushtit 2023.
  • Tiranë,6 Gusht 2023.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.