Plot ngjyra dhe ritëm erdhi Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, Shkodër me interpretimet e fëmijeve nga të gjitha trojet shqipfolëse që kurorëzuan çeljen e edicionit të 60-të, të suksesshëm të kësaj feste muzikore, një traditë që i ka rrënjët këtu e 60 vite më parë.
Nga kujdesi i veçantë i Prenkë Jakovës, për përgatitjen e këtij festivali për herë të parë në vitin 1963, tradita vijon, dhe ky festival mban kurorën e tij, ku mbi supe peshën e madhe për ta sjellë gjithmonë e më të kuruar interpretimet e mbante, i paharruari dirigjenti, Prof. Kujtim Alija.