Shkodër/ Nata e Bejtes shkodrane

0
159

Xhahid Bushati        Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Me dt. 23.04.2023, ora 19.00, në Televionin me vlera kulturore e artistike u zhvillua aktiviteti i bukur, plot shije dhe sharm, i titulluar: “Nata e Bejtes Shkodrane”, në prani të një numri të madh artdashësish shkodranë. Ajo natë për dritën e vlerave që dhuroi ishte dhe mbetet e shenjtë dhe e paharruar. Ishte një aktiviteti i bukur i Bejtes shkodrane, i rrugëtimit të saj, i pasurimit me bejtarë të talentuar, që ishin të pranishëm edhe në këtë natë konkuruese. Ishte një aktivitet, ku afirmoi më shumë se kurrë Bejten Shkodrane me universin e saj, si pasaportë e rëndësishme e Shkodërloces, ndaj dhe do të mbetet në kujtesën tonë si një gur i çmuar që rrezaton përgjithnji.Mund të jetë një imazh i 2 persona
E ndiej për detyrë të bëj disa falenderime: – Shumë të faleminderit pronarëve të Televizionit Blu Skaj, – regjisorit të talentuar Bujar Zurali, – organizatorit fin e plot kulturë Agron Isufi, – producentit të urtë e plot bagazh diturie Xhelal Halili. Nuk mund të lë pa përmendur moderatoret nazike: Linda Doda Kavaja dhe Kozeta Bruçi që me të folurin e deklamimin e tyre poetik i dhanë dritë e hijeshi të veçantë aktivitetit. Edhe grupi i këngëtarëve, si Frederik Ndoci, Adnan Bala, Eli Sinaj e Klisman Llazani me zërat e tyre të bukur e ëngjëllorë na sollën traditën dhe koherencën aktuale të këngëve popullore shkodrane.Mund të jetë një imazh i 7 persona
… dhe në fund qershia mbi tortë, grupi konkurues i bejtexhinjve shkodranë, ku secili erdhi me profilin e tij duke shpërfaqur: talentit, humorin, fjalën e batutën plot humor, etj. Në konkurim ishin: – Dilaveri, – Tonini, – Gjoshoja – Bali. Me prurjet e tyre tematikore e artistike, ata shkëlqyen dhe njëkohësisht pasuruan traditën e bejtes shkodrane duke e çuar atë në maja më të larta. Paçin të gjithë suksese! Fitues u shpall bejtari Dilaver Cufi. Në vështrimin tim, ai u paraqit me disa veçori, si: me një befasim të këndshëm, me të papriturën e buzagazin në formulën “Qit e prit”, me një ndërtim strukturor vargu e leksik të pasur, me shije dhe kulturë e me gjetje interesante. Suksese, Dilaver!Mund të jetë një imazh i 2 persona
Ajo natë bejtare ishte e mrekullueshme dhe na gëzoi zemrat. E kush na gëzon zemrat, ka urimet, përgëzimet dhe falënderimet tona! E këtë arritje e bënë të mundur, të gjithë ato emra të nderuar që përmenda më lart që kanë respektin tim.
Paçi mbarësi në aktivitete të tjera!
Shkodër, më, 26.04.2023 ( Xhahid Bushati, Kryetari i jurisë së aktivitetit të Natës së bejtarëve shkodranë, i zhvilluar në Televizionin “Blu Skaj”, me dt. 23.04.2023, ora 19.00.)Mund të jetë një imazh i 7 persona, fizarmonikë, televizori dhe violinë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.