PROMOVIMI I STUDIMIT : KAOSI HIDROTEKNIK . PËRMBLEDHJE HISTORIKE DHE STUDIMORE.

0
225
JAK RROZHANI 
Është promovuar në qytetin e Lezhës, libri studimor :” Kaosi hidroteknik dhe perspektiva e Lezhës “, me autor, ing. Pashk Ndoci . Lezha, është me problemet më serioze të përmbytjeve në Shqipëri, e argumentuar me shpejtësinë e tyre dhe me sasinë e tokës së kulluar me ngritje mekanike . – Zgjidhja hidroteknike e Lezhës, është një detyrë e vështirë,nëse i referohemi larmisë së problematikave që ka , por është detyrë të japim kontributin tonë, krahas zgjidhjeve dhe projekteve , që kanë vulën e inxhinierëve më të spikatur,prej viteve 1900 dhe mbas viteve 1953 , konstaton ing. Pashk Ndoci,në studimin :” Kaosi hidroteknik dhe perspektiva e Lezhës”, Nënshkodra dhe Lezha. Përmbledhje historike dhe studimore . Rekomandime . Geer , 2023 .- Nga ana tjetër, të shtohet dëshira dhe kënaqësia për të dhënë një kontribut në zgjidhjen përfundimtare të një nyjeje të ndërlikuar hidraulike përsa i përket gjeografisë dhe burimeve ujore të kësaj zone , konstaton ai , projektimit ,zbatimit ,menaxhimit dhe shfrytëzimit të veprave ujore edhe pse gjithnjë ka patur vëmendje nga institucionet shtetërore për të zgjidhur problemet e përmbytjeve në Lezhë. – Në këtë libër , do të mundohem të përmbledhi për studjuesit dhe institucionet lokale , materiale dhe të dhëna teknike të veprave ujore, konkluzione dhe rekomandime për menaxhimin e sistemit ujor në Bashkinë Lezhë dhe më gjërë, të gjitha këto të lidhura ngushtë me ndikimet e lumenjve : Mat, Drin dhe Buna … thekson ing. Pashk Ndoci, me përvojë dhe kontribut shumëvjeçar në këtë drejtim. Pasi, Lezha dhe fusha e Nënshkodrës ,janë një kompleks fushor ,i lidhur ngushtë me prurjet , shkarkimet dhe nivelet e ujërave të lumenjve ,: Drin, Buna , Gjadër dhe Liqeni i Shkodrës. Ridimensionimi i shtratit të lumit Drin ,Lezhë, për të rritur kapacitetin gjatë periudhës së shkarkimeve, do të ndihmonte në largimin e ujërave të përmbytjes, ky cikël është i lidhur me ridimensionimin e Lumit Buna dhe Drini ,Lezhë. Tashmë , problemet e përmbytjes së Lezhës,duket qartë, që janë të lidhura në mënyrë të pandashme me ato të fushës së Nënshkodrës, një fushë që ndodhet nën efektet e shkarkimeve tê ujrave të hidrocentraleve , të prurjeve të lumenjve: Drin, Gjadër , Buna , të mbushjes së shtratit të këtyre lumenjve dhe të deformimit të seksionit tërthor dhe gjatësor të tyre . Kështu, që një studim batimetrik i gjithë kësaj fushe dhe një modelim hudraulik, që përfshin Shkodrën e Lezhën , do të japë zhgjidhjen përfundimtare për rajonin tonë , rekomandon ing Pashk Ndoci në studimin e arrirë :” Kaosi hidroteknik dhe perspektiva e Lezhës ” . – Kam bindjen e plotë ,se ky libër , ka një përmbajtje historike të veprave ujore në rrethin, sot Bashkia Lezhë, ka një përmbledhje shkencore të autorit dhe të gjithë përfundimeve shkencore të autorëve më të mirë, që kanë studjuar për veprat ujore në Lezhë dhe Nënshkodër, ka përfundime ,konkluzione dhe rekomandime të përmbledhura, si një udhërrëfyes për studjues të tjerë në të ardhmen , por edhe si një guidë për ata , që do të administrojnë veprat ujore në Lezhë dhe Shkodër, konstaton dhe rekomandon ing. Pashk Ndoci, në këtê studim me vlera njohëse, profesionale dhe shkencore .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.