Për një Shkodër të pastër është i domosdoshëm ndërgjegjësimi i të gjithë qytetarëve për depozitimin e mbetjeve në vendgrubullimet e caktuara dhe brenda kontenierëve.
Megjithë punën dhe përpjekjet intensive nga shërbimet publike në Bashki dhe operatori i pastrimit të qytetit, rastet e hedhjes vend e pa vend të mbetjeve urbane janë të shpeshta.

Për të gjitha rastet e konstatuara të pranisë së mbetjeve reagimi i Bashkisë është i menjëhershëm. Por përveç pastrimit, për frenimin e këtij fenomeni, do të aplikohen edhe gjobat ndaj subjekteve dhe individëve që do të identifikohen si shkaktarë të ndotjes së ambientit 
