“Non Grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: Akuzat, pa baza! Paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika
Ish- kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp është ndalur tek shpallja “non
grata” nga Mbretëria e Bashkuar. Teksa i konsideron shpifje, dhe akuza të pabaza, pasi nuk ka asnjë provë për shpalljen e tij non grata.
Berisha bën fajtor Edi Ramën për të gjitha ngjarjet pasi sipas tij opozitës po i oraganizohet një sulm për asgjësimin e saj.
“Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office me shpalli non-grata me akuza false për lidhje me krimin dhe përdorim pushteti për pasurimin tim, të familjes, ish-këshilltarit Damir Fazlliç dhe aleatëve.
Pas këtij vendimi që e shpalli Edi Rama në parlament, deklarova se ky vendim bazohet në shpifje dhe trillime, që kanë në bazë korrupsionin transnacional. Njësoj si në rastin e sekretarit Blinken, vendosa të padis ambasadorin King-Smith dhe titullarin pa emër që kishte firmosur letrën. Pafajsinë time e kam vërtëtuar gjatë këtyre 2 viteve pasi nuk provuan dot asgjë pasi nuk ka asnjë të vërtetë. Akuzat ndaj meje janë bazuar ne shpifje, trillime, akuza të pabaza. E vërteta që paraqet kjo është qe opozitës po i organizohet një sulm për asgjesimin e saj. Sulm që po organizohet nga Edi Rama dhe jo mbretërite e bashkuara apo shtete e tjera”, tha Berisha ndërsa thotë se raporti do të bëhët public ndaj ai fton qytetarët ta lexojnë atë.
Lajmi po përditësohet…