Ka studiuar trashëgiminë e pasur folklorike,kryesisht të trevave ku ka punuar,si dhe në mënyrë autodidakte ka zhvilluar studime në fushën e kompozicionit.
Në vitin 1991 fillon punë në Radio Shkodra,gazetar i emisioneve dhe programeve muzikore,si dhe kryeredaktor.
REVISTA FJALA E URON MJESHTRIN : U SHEKULLOFSH !
Në prag të përvjetorit të shpalljes së pavarsisë të Kosovës,së bashku me Alfred Çapalikun krijuan këngën “Xhamadanin vija vija”,një hymn i vërtetë mbarëkombëtar,që sot këndohet në të gjithë kontinentet e botës me entuziazëm nga shqipëtarët kudo ku ndodhen.
Në vitin 1999 ka themeluar në Shkodër,shoqatën “Miqtë e Muzikës ROZAFA EXPRESSION”,e cila ka katër seksione:-“Korin e të rriturve Rozafa Expression”, seksionin e këngëtarëve popullorë:-“Në lulishten e këngës shkodrane”,grupin vokal të fëmijëve “Loja e notave muzikore” dhe seksionin “Miqtë e Muzikës” .
Zef Çoba,në drejtim,gjithnjë është karakterizuar nga një punë me disiplinë e kërkesa të larta artistike.
Për kontributin e tij në muzikë është vlerësuar me konsiderata të larta dhe tituj të ndryshëm.