Diskutimi për buxhetin, kreu i Bashkisë premton mbështetje
Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, pati sot një takim në zyrën e tij me drejtuesit e ekipeve dhe shoqatave të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, ku u diskutua lidhur me ndarjen e buxhetit për klubin, për vitin 2023. Nisur edhe nga propozimet e drejtuesve të shoqatave të sportit , Kryebashkiaku, Beci, tha se nga ana e Bashkisë do të bëhet maksimumi për promovimin dhe zhvillimin e sportit. Ndërsa lidhur me kriteret kryesore të ndarjes së buxhetit prej 150 milion, i miratuar nga Këshilli Bashkiak i mëparshëm, u tha se do të jenë në bazë të rezultateve, masivitetit dhe nevojat më emergjente që paraqiten. Drejtuesit e ekipeve të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, duke e quajtur të pamjaftueshëm buxhetin, thanë se duhet të shihet mundësia e gjetjes së burimeve të tjera për financimin e sporteve, si dhe duke u krijuar lehtësi fiskale bizneseve që mbështesin sportin.
Siç u ra dokort në këtë takim, ndër të parët që zhvilloi Kryebashkiaku Beci, që pas marrjes së detyrës, drafti përfundimtar i ndarjes së buxhetit për sportin do të bëhet i ditur nga Bashkia brenda kësaj jave.