Shkodër/ Ja kush është drejtori i ri i DRSHTRR!

0
158

Marjan Ndershtiqaj është drejtori i ri rajonal i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor, duke zëvendësuar Besmir Lesha, i emëruar si administrator i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, raporton ShkodraWeb. Ndershtiqaj ka marrë emrimin të enjten në dikaster ndërsa do të prezantohet në detyrë të mërkurën.Marjan Ndershtiqaj edhe aktualisht është punonjes (jurist) i DRSHTRR Shkodër, ndërsa nga nesër do të ketë pozicionin e drejtorit rajonal. Ai është diplomuar bachelor në juridik, më pas edhe master i shkencave në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Është i ditëlindjes 21 shtator 1996 dhe banon në Grudë të Re.Në mandatin 2019- 2023 ka qenë këshilltar i PS- së në Këshillin Bashkiak të Shhkodrës, ndërsa në zgjedhjet e 14 maj 2023 ishte i 25- ti në listë, duke mbetur jashtë këtij institucioni. Marjan Ndershtiqaj është koordinator i PS- së dhe njëkohësisht kryetar i FRESSH për Njësinë Administrative Rrethina në Bashkinë Shkodër

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.