N’këtë vënd,ç’do gjë po humbet

0
124

Zenepe Dibra  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në vend të një tufe me lule për të uruar mëngjezin apo një peisazhi në mbrëmbje për të më thënë Naten e mirë, një shoqe e imja shkodrane por me banim në Tiranë, Justina, më dërgoj një shprehje të Pier Paolo Pasolini (shkrimtar, poet, regjizor, dramaturg italian) që më tronditi, jo se nuk e dija por nje kujtese te ben te reflektosh cfare ishin mjeshtrit për shoqërinë :
* Il giorno in cui questo paese perdera contadini e artigiani non avrara piu storia” (Kur një vend humb fermeret dhe artizanët e saj nuk do të ketë më histori”
Po me vendin tonë pikërisht këto po na humbin po ikin si zogjtë jo një e dy por me tufa, po shkojnë ti shërbejnë një vendi tjetër duke e lanë vendin e tyre në pikë të hallit.Është pjesa më vitale e shoqërisë, është shtresa e mesme, shtresa që kryen shërbimet, shtresa që nuk ban pasuri por me djersen dhe mundin e vete siguron jeten e familjes dhe mban gjallë shoqërinë Popullit u mungojnë mjeshtrat e mirë që i ka pasur të kualifikuar çdo ditë, sepse nuk gjenden hidraulikët, nuk gjenden elektriçistët, muratorët, mjeshtrat e ndryshëm por duke i munguar edhe bujqit dhe blegtorët, fermeret,veterinerët, agronomët, etj. Sot po zvogëlohen tokat e mbjella, zvogëlohet numri i bagëtive, rritet qumështi i importit, priten mollët dhe qershitë, rriten mollët dhe frutat e importit,priten vreshtat dhe rrushi vjen nga jashtë, rriten çmimet e bashkë me to rritet varfëria. Po kush ishin mjeshtrat shkodranë? Ishin ato që siç shprehet Mis Durham “çfarë i sheh syri i bante dora”, ato që i dhanë shumë vendit punuan me mendje të ndritur dhe me duar të arta duke kryer me qindra shërbime, si rrobaqepsit, këpuctarët, hidraulikët, elekriçistë, punonjësit e ndërtimit, etj etj Po janë treguar për to kaq shumë ngjarje sa ato kanë bërë historinë e Shkodrës. Ato punuan mbas 1944 në hidrocentrale, në uzina, fabrika, shpiken dhe realizuan me qindra novacione, e çuan përpara prodhimin, rriten rendimentet në shumë sektore, ato që zhvilluan intelektet dhe intuitat e inxhinierëve dhe konstruktorëve duke u bërë shpesh herë udhëerefyes të tyre. Sa pak flitet për to! Ne tash po na bjen nder mend çfarë po humbim, cfarë do te na mungojë tash e prapa që sapo kemi filluar ta ndjejmë. Ja pra si po na ik historia…
Por edhe mbas 1944 lëvizja artistike amatore talente i nxori nga qendrat e punës nga punëtorët dhe mjeshtrat e prodhimit. U krijuan klube artistike, qendra kulture, grupe artistike të ndërmarrjeve ku dolen me qindra talente që zunë vend në Teatrin dhe Estraden Shkodres.
Edhe ma e tmershme asht ikja e feremerëve. Ne që kemi tokën më të mirë, ajrin ma të pastër, ujin ma të bollshëm dhe sot po importojmë qumësht pluhur se numri I bagëtive tona është zvogëluar. Po ku janë fermerët e zotë, që të udhëhequr nga zooteknikët, veterineret, apo edhe agronomët kanë qenë pararoja e zhvillimit bujqësor dhe blegtoral të vendit? Po ikin dhe bashkë me to po ik dhe historia jonë bujqësore dhe blegtorle. Pier Paolo Pasolini paska pasur të drejtë….
“Il giorno in cui questo paese perdera contadini e artigiani non avrara piu storia

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.