Edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!

“Për atme e fe”! Ka personalitete që jetojnë përjetësisht sepse vepra e tyre shoqëron e udhëheq brezat ndër shekuj!
At Gjergj Fishta është ndër më të spikaturit, mesazhet që përçon vepra e jeta e tij në sherbim të Kombit e të Gjuhës Shqipe, ngjallin krenari e respekt edhe në këtë përvjetor të 150- të të lindjes së tij!


Sot Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” në Shqipni dhe Mal të Zi, ka përkujtuar Poetin Kombëtar në 150- vjetorin e lindjes, ku është promovuar botimi i plotë i veprave të Át Gjergj Fishtës si dhe është hapur një ekspozitë e veçantë me dorëshkrime, objekte personale, por edhe me blenet e para të Poetit në ambientet e Bibliotekës “Át Gjergj Fishta”. Kjo ekspozitë rrin e hapun deri me datёn 23 tetor dhe të gjithë mund ta vizitojnë.