Po, po ,punë të vogla me dobi të mëdha , i konsideron kordinatorja politike e Socialistve në qarkun Shkodër Edona Bilali teksa thot: Ja dolem me i shtu Shkodrës edhe diçka të vogël për fëmijët veçanërisht.
Angazhimi i komunitetit, kënaqësia më e madhe.
Ndërkohë që projektet madhore:
-hyrja e Shkodrës
-rruga Shirokë-Zogaj
-rruga Velipojë-Shëngjin
-ura Velipojë-Ulqin
-rehabilitimi i zonave afër kufirit të Hanit të Hotit dhe Muriqanit.
Janë angazhime tashmë të marra ose në kantier të qeverisë shqiptare ne do vijojmë të plotësojmë një tjetër kërkesë të komunitetit.Thirrje veçanërisht për rininë që dëshiron me kontribu me iniciativa konkrete që i rikthejnë Shkodrës shkëlqimin që tna bashkohen. Dhe realisht nuk ka gjë më positive , se sa te investohet për fëmijët, sepse të.gjithë e dimë që është investim për të ardhmën.Ndrkaq ministrja “mburret edhe për projektet madhore në Shkodër, edhe kjo e dobishme për komunitetin Shkodran. Po si nuk foli një herë ministrja për projekte të kësaj natyre në M.Madhe, kur Liqëni i Shkodrës dihet që zgjatohet deri në Han të Hotit dhe…Nejse se çfar do thot rehabilitim i zonës së kufirit Hanit të Hotit kush e din? Po kështu teksa Shkodres qytetit kryeqëndër i shtohen parqet e lojërave për fëmijë , kushdo ndihet i lumturuar . Por nuk e kemi të qartë : A e din Edona se qyteti i Koplikut nuk e ka as edhe një kënd lojërash publike për fëmijët , pra Bashkia e drrejtuar prej Partisë së saj , duket se dri tani ka patur punë më investime të mëdha, ndersa këtyre të voglave nuk iu ka ardhur “radha” ënde . Gjithësesi mandate i tretë do mund të jetë për punë të vogla me dobi të madhe.