DAVIDI I FAMSHËM

0
Pse Davidi i Mikelanxhelos është kaq i famshëm? - ObserverKult
     Davidi është realizimi më perfekt i Mikelanxhelos dhe statuja më e famshme në botën e artit. Si një nga kryeveprat më të mëdha që njerëzimi ka krijuar, tërheq çdo vit miliona vizitorë duke u kthyer në simbolin e Firences dhe Rilindjes italiane. Statuja është 5.17 metra e gjatë, peshon rreth 9 tonë dhe paraqet aktin sublim të heroit biblik, Davidit, i cili mposht Goliatin në përballjen mes filistinëve dhe izraelitëve. Ekzistojnë edhe dy kopje të tjera në ambiente të jashtme. Njëra ndodhet në Piazza della Signoria, pikërisht në vendin ku ishte dikur origjinali dhe e dyta në Piazzale Michelangelo (e bërë nga bronzi, jo mermeri).Fshehtësitë e Mikelanxhelos dhe të statujës më të famshme në botë - ObserverKult
Në ambientet ku gjendet sot (“Akademia e Arteve të Bukura” në Firence) u zhvendos më 1873 për ta mbrojtur nga dëmtimet e kushteve atmosferike. Mikelanxhelo punoi për Davidin nga viti 1501 deri në vitin 1504. Kur e nisi ishte 26 vjeç dhe një nga artistët më të paguar të kohës së tij. Masa e mermerit të përdorur ishte një projekt i papërfunduar i dy artistëve të tjerë që kishin ndërhyrë, njëri në 1464 dhe tjetri në 1475. Të dy skulptorët e kishin refuzuar në fund bllokun gjigant të mermerit me pretendimin se kishte të meta në të, gjë që do të cenonte qëndrueshmërinë e një statuje të këtyre përmasave. Si rezultat, mermeri u neglizhua për 25 vjet deri në momentin që Mikelanxhelos iu kërkua ta merrte përsipër. Vepra është restauruar në vitet 2003 dhe 2004. Nga një distancë e afërt mund të dallohet pasioni i autorit për anatominë njerëzore dhe njohuritë e tij të thella për trupin e njeriut. Mjaft të shohësh sytë plot shprehi, falë mjeshtërisë në gdhendjen e bebëzave, damarët e zgjeruar mbi dorë nga tensioni, bustin e tendosur apo kontraktimin e muskujve në këmbën e djathtë, detaje që kanë fituar admirimin e kujtdo.Davidi i famshëm - Gazeta Express
Përpjestimi i zhdrejtë në disa detaje është tipike e punës së Mikelanxhelos. Statuja ka një kokë dhe dorë të djathtë më të madhe krahasuar me gjymtyrët e tjerë. Mendohet se kjo është bërë me qëllim evidentimin e shprehive të fytyrës dhe përcjelljen e tensionit në momentet përpara se ai të gjuante Goliatin.  Sipas biografit të tij, Ascanio Condivi, Mikelanxhelo punoi për statujën në fshehtësi të plotë. Duke qenë se punonte për të jashtë në oborr, kur binte shi ai punonte edhe i lagur, flinte shumë rrallë dhe me rroba veshur, si dhe ushqehej fare pak.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.