Me një fond 26 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, ka nisur dhe po vijon rikonstruksioni i gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin e Shkodrës.Ndërhyrja ka qenë e domosdoshme, pasi shkalla e amortizimit të ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të ndërtesës ka qenë mjaft e lartë.Projekti i Bashkisë Shkodër parashikon riparim apo zëvendësim të shtresave të suvasë, zëvendësim i të gjitha pllakave të dyshemeve, zëvendësimin e rrjetit të vjetër elektrik dhe vendosjen e ndriçuesve LED, instalimin e rrjetit të kaldajës dhe i sistemit të hidrantëve për mbrojtjen kundër zjarrit, rikonstruksioni i plotë i terracës përfshi hidroizolim e saj.Me rifillimin e procesit mësimor, mësues, nxënës e prindër të gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin e Shkodrës, do të kenë në dispozicion një ambjent krejtësisht të rikonstruktuar.Rikosntruksioni i kësaj shkolle, vjen pas rikonstruksionit të dy gjimnazeve të tjera të Shkodrës, “28 Nëntori” dher “Oso Kuka”.