Po të ishim në kushte normale , pra të mos ishim ënde në luftë me armikun e pa -dukshem Korona Virus, apo kovid19, siç është filluar këto kohët e fundit të quhet, ne me siguri , dhe pa diskutimin më të vogel , të gjitha “baterit” I kishim karikuar për të kritikuar Bashkinë M.Madhe dhe kryetarin Tonin Marinaj.Është lufta që na ka “bashkuar” të gjithëve në një mendim.Pra, ksësisoj këtë vitë, të gjithë , por veçanarisht emigrantët , ndonse nuk janë të shumtë të ardhur në vëndlindje, kanë pritur si çdo vit tjetër organizimin e “Logut të Bjeshkve”.Por ja që tani kryetari I bashkisë Tonin Marinaj ka marrë vëndimin që sivjet bukuroshet malësore , të mos performojnë atje në zëmër të bjeshkve, port ë qendrojnë në shtep;it e tyre, duke u ruajtur kështu të gjithë nga armiku kovid19. E njejta situatë , ështe edhe persa I takon organizimit të “festes së Reçit”. Përseri kreu I Bashkisë e ka anulluar edhe këtë manifestim sa historic, aq edhe kulturor. Kështu gështenjat shekullore këtë fund gushti dhe fillim shtatori presin më kot. Aty do jete heshtje , pra jo manifestim.Kësisoj “veteranët”nuk do mbajnë fjalime para qytetarve , duke treguar “bëmat” e asaj lufte, por as të rinjtë, nuk do kenë shansin si çdo vit të krijojne lidhje të reja , pra njohje e dashuri , siç kanë bërë rinia gjysëm shekulli më rradhe. Gështënja e madhe nuk do jete sivjet pikë takimi. Edhe aretistët malësor nuk do performojnë artin e tyre. E pra e gjithakjo vjen si pasoj e luftës më Ko vid19. Më poshtë po japim edhe njoftimin zyrtarë të Bashkisë M.Madhe .
Të nderuar qytetarë!
Nisur nga situata pandemike Covid-19 në Shqipëri dhe në botë si dhe në zbatim të të gjitha rregullave dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë ju njoftojmë se aktivitetet “Logu i Bjeshkëve” dhe “Festa e Reçit” nuk do të organizohen. Ky vendim është marrë duke zbatuar plotësisht udhëzimet e OBSH dhe Qeverisë Shqiptare si dhe duke respektuar të drejtën e popullatës për të qenë të sigurtë.
Urojmë që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt dhe të gjithë ne t’i rikthehemi normalitetit.