Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia priti në një takim nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” fitues në panairin e ideve “Qyteti im Ekologjik”

Ai vlerësoi idetë inovative të të rinjve dhe mënyrën si e shohin Shkodrën e të ardhmes.
Gjatë bashkëbisedimit, z.Spahia i njohu të rinjtë me projektet e bashkisë Shkodër, një pjesë e tyre në zbatim e të tjera gati për të nisur, që shkojnë në të njëjtën linjë me projektin e tyre, Shkodra ekologjike.
Në mbyllje z.Spahia i ftoi të rinjtë e të rejat e Shkodrës të vijojnë të kontribuojnë me idetë e tyre dhe energjinë pozitive, pasi kjo i shërben zhvillimit të qytetit dhe vendit.



