Një pëfaqësi e dy shkollave të qytetit të Koplikut është pritur sot në një takim nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj.
Mësohet se më së shumti është folur rreth projekteve që hartojnë nxënësit dhe mësuresit , nga ku dhe kanë marrë premtimin e një mbeshtetje nga kreu i Bashkisë.Nderkaq duket se fokusi i mkëtij takimi nuk ka shkuar me tej , madje vet nxënësit nuk i kanë kerkuar kreut të Bashkisë lirimin e trotuareve , të cilat “pushtohen ” nga automjetet , kjo si rrjellojë e hapësirave të ngushta parkimi, apo ti kën kërkuar mjedise kulturore e sportive të përshtatshme .
Ky takim ngjason si një provë “gjenerale” e të rinjeve për fushaten elektorale. Gjithësesi kreu i Bashkisë TGonin Marinaj thot: Ishte kënaqësi të mirëprisja në zyrën time të rinj e të reja të qeverisë së nxënësve të gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik me presidente Ajsela Kurtulaj dhe presidenten e shkollës 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” Trejsi Kukaj.



Nxënësit u shoqëruan nga drejtoresha e gjimnazit Lindita Laçaj dhe kordinatorja e qeverisë së nxënësve Dea Karakaçi.

Gjatë këtij takimi dëgjova me vëmendje idetë e këtyre të rinjve dhe dëshirën e tyre për të kontribuar në pasurimin e veprimtarive në gjimnaz, unë u shpreha gadishmërinë time për të punuar mbi projekte të përbashkëta dhe për të mbështetur të rinjtë tanë të mrekullueshëm.
