SHANA NDOU I ZEF MURIT ZBRITI NE BREG LUMI !(Nje veper arti merr gjthmone emrin e autorit.)

0
358
Nga Prëlë MilaniNo photo description available.
Qysh pa zbardhur e shtuna e 30 prillit të këtij moti numëror 2022 një lumë i gjatë automjetesh dhe festuesish nga oborri i Oborri i Katedrales se Shkodrës filluan proçesionin e avashtë rrugës së shumë mundimshme për në Shalë . Edhe si ftuar edhe ne detyrën time funksionale pata fatin te jem në paravijë te kësaj autokolone me qëllimin e mire të kontrollit të trafikut. Udhëtuam të gjithë se bashku me Shana Ndoun ndaj ishte dhe do mbetet udhëtim shume special që nuk përsëritet me në jetën gjithsecilit. Grupi “Shaljanet në SHBA per trojet e tyre” inauguronin përfundimin e Kishës se re ne fshatin Gimaj, trupores së Shana Ndout disa urave dhe punimeve në dobi të infrastrukturores zhelamane te vendlindjes së tyre. Ishte një mëngjes i lagët me re të mugta e cigramë pickues në segmentin Bogë –Qafe Thore , por që u çel, u buzëqesh dhe na dhuroj një ditë të buku pranverore me dell të begate si vetë mrekullitë e Shna Ndout. Në Boge te Kompleksi i Bajraktarit kafen e mëngjesit e pimë paksa në mënyrë të rrëmujshme ashtu siç ishim të gjithë se bashku dhe vijuam rrugën dredharake te Okolit të Boges . Ne qafë ndarësen mes Alpeve Perëndimore dhe lindore Shna Ndou bekoj Shkrelin dhe Shalën, te njëjtën ritual beri dhe te Lapidari i Krajlicës Edit Durham ndaj Kelmendit, Valbonës Currajt e Epër dhe gjithë hapësirës më madhështore te bjeshkëve shqiptare.
Ndoshta si askund tjetër nder malet tona këtu syri i njeriut, ka rastin e veçantë të shijojë puthjen e ndaluar të njomzës me borën. Një muze e tillë hirplote lakuriqe të dehë edhe pa qenë të bën poet.
Bora sapo ka hequr vellon e sajë te mëndafshtë , por vende-vende shkëlqen ende si shytat e vashës gjizbuluar nën rezet e diellit të argjendet. Duke ecur drejt lartësive tek- tuk nxjerrin krye kafshimet erozive dimërore të shkapërderdhura mbi asfaltin e ri të cilave u vjen era e ndotur punë e keq dhe korrpusin. Ani se gjithçka jo cilësore është bere ditën per dielle dhe ka përfunduar një herë e përgjithmonë në liqenin artificial te pa anë te investimeve korruptive shqiptare .Sa kalon Thethin gjithsesi të asfaltuar, duke zbritur per Nderlysa të vjen optimizmi kur sheh një fillim të mirë ,zgjerimi e shtrimit të segmentit Thethë -Ndelysa. Ndërsa në 6-7 km e përtejmë fundore shyqyr që nuk i thyen ndonjë brinjë shtatores . Mana ajo duroj duke shtërnguar dhëmbët dhe do ishte ndier fort më rehat po ta përshkruante në këmbë ketë segment. Gjithsesi rreth orës 11 mbërriti shendosh e mire afër Blinit të Ura në Breg Lumi. Kamioni ushtarak sitiluar me banderola me mbishkrimin “Shna Ndou Lulu per ne” ! “ Dukagjin 2022 u ndal. I shumë mirëprituri i përcjellë nga shikimet dashamire te qindra e qindra syve zbriti qetë- qetë nga dhe u ngriti i hijshëm e madhështorë në panteonin e vet ngritur mbi themelin e vjetër të shembur nga dimri diktatorial. Emocione per një moment, pushtuan e drithëruan zemrat dhe vetë malet kreshtë argjendta mbi ne . Urime mirë se erdhe i bekuar! Ardhsh i bardhe! Lutu per ne, u benë një më valën e kristaltë të lumit që gurgullonte si simfoni e lumnueshme. Shna Ndoun e shoqëruan në çdo hap tharmi i elitës intelektuale të Dukagjinit dhe i mërgatës së rikthyer nga tre kontinente . Shna Ndou u prit ngrohtësisht dhe bujarisht nga qindra besimtare të gjitha moshave e profesioneve, nga klerik veprimtarë, personalitete , këngëtare, shoqata patriotike, kulturore. autoritete të pushtetit lokal dhe qendrorë Famullitari i Shalës Fr Gazmend Tinaj më një folur lakonike të ngrohtë i uroj mirëseardhjen. Më i pushtetshmi i fretërve të dioqezës Shkëlqesia e tij Mos Angelo Massafra bekoj të bekuarin mrekullive. Dom Atnon Kodrari (frati i kësaj toke; nga trungu i gjakut prej Shoshit dhe nga lisi tamblit me gjak Shale CITIMI IM NGA ORIGJINALI) mbajti një ligjëratë shpirtërore filozofike elokuente plot xixëllima nga e folmja leksikore e Shantonjes, Koliqit, Camaj dhe Gjeçajt. Frati ynë fshikulloi te plagët e renda shituese, si etja e pa kufi për para,e pushtet, vrapimi për tu dukur, egoizmi hakmarrja dhe individualizmi ekstrem. Dedë Prendaj ish veprimtari i lëvizjeve te para te nëntëdhjetës , ish Kryetari i pare i Komunës Shalë pas ndryshimeve demokratike përshëndeti në emër te grupit kontributor “Shaljanet në SHBA per trojet e tyre” Foli me një retorike të lakmueshme, historie, devocioni, thjeshtësie ,dashurie dhe optimizmi. Zoti Gjin Markaj menaxhues i investimeve të 7 urave të ndërtuara dhe rikonstruktuara ane e mbanë Shalës, Kishës se re Gimajve ( se bashku me Vatë Bigën) por dhe investuesi i Trupores së që sot u lartësua njëherë e përgjithmonë në Shalë, nuk foli per vete por per misionin e shokëve te tij shtegtues tashmë shtetas amerikan por të pa ndare me vendlindjen si lumi me burimin.
Përshëndetën Prefekttja aktuale (kandidatja e rrezuar per Bashkinë Shkodër) Majlinda Angoni, Kryetaret e shqotave Nikaj Merturi Dr
Mehill Gecaj i Dukagjinit. Ndue Sanaj, dhe Administratori Nj Ad Shosh Ndoc Ashta.
-As kush më shkurt dhe me modestish nuk foli se autori gdhendjes se shtatores së bekuar, skulptori Zef Muri (Shoshi). As kush më bukur, askush më mirë, dhe askush më me art nuk foli se vepra e tij. Gjithkush e pa dje veprën e tij nusërore i tha të lumtë dora! Gjithëkush do shohë nder mote të njëjtin refren do përsërisë. Shana Ndou i Zef Murit zbriti ne Breg Lumi si një prej shenjtorëve më mrekulli bërës te kishës katolike, por mbi të gjitha si një vepër arti e niveleve të larat, pa dyshim më e mirë daltuara nder shoqe e këtyre dy dekadave të fundit të trevën veriore. Pas inaugurimit të kishës se re në Gimajve dhe pas një dreke bujare rreze vaskave të burime kaltëroshe në Nderlysa tek bujtinat Lulash Zelna dhe Pal Zelna, vargu i proçesionit mori rrugën e kthimit per Shkdër, Tiranë, Evrope dhe Amerike. Shna Ndou i mrekullive erdhi por ne ikëm dhe e lamë të vetmuar mes malesh të shkreta të braktisura nga bijtë e malit dhe qeveritë tona të shumë votuara dhe totalisht të dështuara. Një bukuri e adhuruar nuk meriton një vetmi të tillë në një grumbull të shëmtuar rrënojash si ato të ish shtëpisë kulturës, kompleksit të dyqaneve, librarisë, spitalit, PTT, Restoratoranti, hotelit, magazinave të konsumit, furrave të bukës si dhe mbetjeve të përzhitura të ish Komunës se djegur nga papërgjegjshmëria. Më bënë përshtypje disa te rinj të fisit Markaj që kishin kontribuar per Urën e Shalës, nuk e di si janë ndier dje kur më se 20 automjete u bllokuan se xhironin në baltat në segmentit rrugore në Musha. Një maskaradë e denjë per vendet më përhumbura të Afrikës. Duhet të shkundemi nga romantizmi folklorik Shna Ndou që zbriti dje në Shalë nuk mund të shtrojë rrugën e goditur nga “raketat ruse” që dikur e përshkonte me biçiklete Ndue Thaçina. Shna Ndou i mrekullive as grupit “Shaljanet në SHBA per trojet e tyre” , nuk mund mbushin me mirësi një thes pa fund të shtjerrë në gjitha anët si yni. Shna Ndou i mrekullive as grupit “Shaljanet në SHBA per trojet e tyre”nuk mund bëjë mrekulli e të mbushin mend të mos votojmë si të lafitur për të njëjtat karroofiçina tridhjetëvjeçare inkubatore hajdutesh serial qe na kanë vjellë edhe llastiqet e tlinave.
Ringjallja e Shalës së poshtme dhe gjithë Dukagjinit nga Qafa e Kolshit deri në Shkallë logje fillon vetëm kur te ndërtohet rruga Prekal – Shosh, Vuksanaj –Lekbibaj. Kjo sfidë na përket ne që jetojmë këtu ta kërkojmë me çdo çmim politik ose per ndryshe jemi frymorë pa shpirt. Përshëndes te gjithë ata mërgimtare shaljanë, dukagjinas dhe shqiptare që kanë mbjelle ne zemrat e tyre bimën e humanizmit dhe bamirësisë per vendlindjen e tyre. Pas këtij fillimi të mirë në Breg Lumi, Shna Ndu nuk duhet lenë në vetmi por duhet vijuar në Shosh, Pult, Nikaj Mertur, Shllak , Temal etj. me memoriale dhe vepra arti te tjera që përkasin personaliteteve së kësaj treve që i bëjnë nderë historisë dhe që nuk bëhen dot pa ndihmën tuaj .Vëllezër emigrant! Ju paçim! U a shtoftë Zoti pasurinë, lumturinë (dhe bujarinë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.