U festua 6 vjetori i Unionit Mirdita – dega Shkoder, nga antaresia dhe miq të ftuar. Është ndër të paktat shoqata që qëndron aktive përmes aktiviteteve efikase të përmasave të medha.
Ruajtja e traditave dhe percjellja e tyre brezave, u theksua në organizimin e bërë në ambjentet e restorant “Nardi” në Rënc të Gurit të Zi. I bashkoi vëndlindja, por edhe miqësia, harmonia e kënga.
I ftuar special Mjeshtri i Madh Gjon Frroku. Pergjatë aktivitetit një hapësirë e posaçme iu la promovimeve të dy librave të autoreve Nikollë Lesaj dhe Gjon e Kozeta Bruçi.
Shkodra e Mirdita dy bashki që kanë marrë e dhënë përsonalitete, pune krijuese e kontribute në të mirë të shoqerisë. Të gjitha këto vlera u evidentuan nga organizatoret, ku një meritë të vecante kanë kryetari. i shoqates Mjeshtri i Madh Zef Gjini dhe sekretari Ndue Marku.
Si gjithënjë përshëndetja muzikore me krijimtarti të improvizuar në caste nga mjeshtri I madh Gjon Frroku , ngjalli emocione dhe duatrokitje nga të pranishmit.