“SEMAFORI” I SHKODRES

0
972
Nga : Qamil Gjyrezi
Para disa vitesh, në vitin 2002 në Shkodër deshën të vendosnin semaforët. Ishte një ide shumë e mirë mbasi edhe Shkodra 2400 vjecare do të kishte trafik me parametra europian. U bënë tenderat dhe u morën paret dhe si rezultat teproi vetëm ky semafor që po publikoj në FB!? Nga viti 2010 dëshën edhe njëherë ti vendosin semaforët. Përsëri u shkruan projekte me vlera financiare, por specialistët dolën me konkluzione se nuk punonin reletë, për të ndryshuar llambat nga e kuqe, në të verdhë dhe në të gjelbër!? Shkodra e vitit 2020 është qyteti pa semaforë dhe qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve bëhet me “shenja” dhe me ndihmën e policisë me tabela treguese!Të huajt që vizitojnë Shkodrën, janë mësuar instiktivisht me këtë mënyrë qarkullimi, komunikimi jo-verbal!Nuk është shpikje imagjinative, por është e vërtetë!
Ky simbol i vogël në dukje, por i rëndësishëm tregon që Shkodrës i duhet një “model” krejt tjetër në nivel lokal dhe kombëtar për ta zhvilluar dhe përfaqësuar ne vitet e ardhshme!
Shkodrës nuk i pëlqejnë “semaforët”!?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.