ÇFARË TREGUAN ZGJEDHJET NË AMERIKË ?

0
Nga : Zana Tako
Kolapsi që ka mbërthyer tashmë mendjet e atyre që kanë votuar për së mbari e jo për së prapthi, është skema e cila tashmë po tregon qartë, se votuesi nuk e sheh dot atë që duhet të shohë. Por kjo pamje nuk fshihet! Ata që mendojnë ndryshe, nuk e njohin Zotin e krijimit!Lufta mes së mirës dhe së keqes ka kohë që ka filluar. Në këtë luftë pamjet janë rrënqethëse, sepse e keqja nuk i kursen krijesat e Zotit.Shumë prej nesh kanë besuar në ardhmërinë e njerëzimit, por shumë të tjerë (e nuk janë pak), kanë besuar dhe besojnë në një tjetër ardhmëri, atë të kundërshtisë së ligjeve të krijimit. Këta të dytët kanë krijuar ligje me forma dhe dogma të veçanta, të cilat u pëlqejnë t’i venë në zbatim në kundërshtim me të drejtat themelore të lirisë së njeriut. Kjo shkapërdredhje e mendjes që imagjinon veten të plotfuqishëm në krijim, kërkon të punojë në tokën e e mendjes së çalë dhe të pamoral. Morali i kësaj mendjeje është tradhëtia, e cila nuk ka komb, as atdhe, nuk e njeh as nënë e as babë, nuk e njeh as fëmijën, nuk e njeh as politikën që mbjell mirëqenie, nuk e njeh as zbatimin e ligjit në mbështetje të kushtetutës që siguron sovranitetin e çdo kombi dhe mbron çdo të drejtë të shtetasve të tij. Kjo kundërshti e hapur ndaj fjalës dhe veprës së njeriut të lirë, është mësymja që mendjet e mbrapshta kanë filluar të depërtojnë në terren, i cili po kthehet në vatër zjarri.Përleshja nuk vonon të vijë. Në këtë përleshje do zbardhen të vërtetat të cilat janë mohuar në diskutim, janë hedhur poshtë në ballafaqim, janë kundërshtuar me pabesinë, janë interpretuar si keqpërdorim, dhe sa më shumë kjo e vërtetë thërret me zërin e atyre që e njohin që në embrion, aq më shume tkurren këto mendje të shkapërvelura nga inati dhe pabesia.Dora e Kirurgut pret atë që nuk është e dobishme. Kjo dorë është dora e Atij që themeloi ligjin për t’i paraprirë së keqes në krijim. Njeriu tashmë do shohë shenjat e para të prerjes së kësaj rrënje të keqeje që kërkon të mbijë në tokën e Atij që e krijoi.Kjo botë po lëkundet nga dallgë të fuqishme, të cilat ngrenë peshë zemrat e atyre që e njohin lirinë dhe vlerat e saj. Dallgët rrëmbejnë ata që janë mendjelehtë, ata që janë zemërgurë dhe të pashpresë për të realizuar me dhunë atë që krijuan në gjirin e errësirës. Këto kohë janë shenje e disfatës së madhe të mendjes grabitqare që kërkon të rrëmbejë jetën e mbarë njerëzimit.Planet ogurzeza do mbyllen në kapakun e koshit të mbeturinave, atje ku jashtëqitjet hidhen dhe quhen të pavlera e të padobishme.Këto zgjedhje janë pasqyrë ku shihen fytyrat e fitimtarëve dhe të të humburve. Fuqia e së vërtetës është fuqia e të drejtit. Zemra e njerëzimit rreh për të drejtin, i cili nuk e shpërdoron të vërtetën për një kacidhe të ardhurash më shumë. Dihet se kjo betejë e ka edhe fundin e saj. Por ky fund është fillimi i një epoke të re, ku njerëzimi do kuptojë se është i humbur pa vulën e drejtësisë nga dorë Hyjnore, e cila nuk bën pakt me gjuhën e errësirës. Dëshmia e kësaj vule do i jepet çdokujt që beson në fjalën e lirë, në jetën e lirë, në besimin e lirë, në të ardhmen pa kompromise me gjuhën e errësirës.
Humbja është treguesi në harkun kohor të së cilit, shënohen pikë dhe disavantazhe. Sytë e njeriut mbërthehen njësoj si në tabelën e shumëzimit, mbledhjes apo zbritjes së shifrave, të cilat rendin njera pas tjetrës për të mos u ngatërruar duke kolapsuar shpirtin e njeriut. Dora e Kirurgut të madh vepron çast pas çasti mbi çdo manipulim ku pikët “shtohen si me magji!”Lufta për të vërtetën është e fortë. Kjo forcë do tregojë nga do anojë. Le të presim edhe pak, për të kuptuar këtë analizë, e cila mban brenda vetes humbësin dhe fituesin!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.