Sakramenti i Krezmimit vulosi me “Shpirtin Shenjtë” zemrat e të rinjëve të Famullisë Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Bajzë të Kastratit.

0
Nga : Rita Kalaj Shkurtaj
Ditën e shtunë me 15. 05. 2021 Arqipeshkvia Shkodër-Pult dha bekimin e saj për të rinjtë Famullisë së Shën Pjetrit dhe Palit në Bajzë të Kastratit – Malësi e Madhe, të cilët morën sakramentin e Krezmimit duke e pranuar me devocion fenë e Krishtit. Vetë fakti se kjo famulli është një nga më të mëdhatë e kësaj dioqeze, ku përfshnin në juridiksionin e saj dhjetra fshatra, bëri që pjesmarrja në kishë të ishte shumë e madhe, aq më teper që ky rit kishtar ishte shtyrë për shkak të pandemisë duke ba që sakramentin e Krezmimit ta marrin dy grupmosha katekistash. Ishin me dhjetra djem dhe vajza që u betuan dhe pranuan sikurse vetë Krishti, “Shpirtin e Shenjtë” nëpërmjet sakramenit të krezmimit. Ky ritual mbarëkishtar mbart mbi vete edhe një kuptim specifik kulturor, tradicionalisht të trasheguar ndër malsorët e besimit katolik që lidhet pikërisht me këto sakramene, ku më i veçanti mund të cilsohet ai i Krezmimit pasi në këtë rast është vetë i riu që e përcakton dhe miraton edukatorin e tij shpirtnor të quajtur “Nun” apo “Nuneshë”, nga ana tjetër vetë këta të përzgjedhur si “nuna” sipas zakonit
duhet të pranojnë pa hezitim t’i mbajne në kishë këta “famuj” të vetëdishëm për detyrimet ndaj tyre.. aq sa nëse ai mbetet jetim ka detyrimin moral të kujdeset për rritjen dhe mirëdukimin e tij apo asaj. Në traditën e hershme ky “Nun” paracaktohej edhe nga lidhjet shoqnore duke e nderuar një mik buke me “t’marrunit e flokeve” të porsalindurit, çka do përforcohej me “t’bajtunit në Kishë”, e cila në vetvete nënkupton një lloj tutele apo lidhje dashnie prindërore mes tyre. Lidhja mes këtyre familjeve mbetej e përjetshme aq sa, shumë herë “Famulli” shihej me shumë admirim e respekt dhe thirrej “Famulli i shpise”. Kjo traditë, pamvarsisht emancipimit dhe evolimit të jetës sociale vazhdon ta ruaj me dinjitet rolin që ka ndër malsor, prandaj edhe në këtë moment unik për këta të rinj, në krahet e tyre u panë “nuna” e “nunesha” dinjitoz/e dhe mjaft të respektuar/a në mbarë komunitetin e Malsisë së Madhe.
Në rolin e “Bariut të Mirë” i deleguari nga Aqipeshkvia ishte Dom Niko Sheldija i cili në emër të Zotit e bekoi me dhuntinë e “Shpirtit Shenjt” grigjen e kësaj kishe.
Dom Niko Sheldija mjaft i njohur ndër malsor për thjeshtësinë që e karakterizon si klerik, dhe mençurinë e të shprehurit në predikim, i dha një kuptim mjaft dinjitoz gjithë ceremonisë së kësaj meshe soleme, sidomos për shëmbulltyrat me të cilat u drejtohej besimtareve:
“Përjetimi i kësaj pranie të Jezusit të Ngjallur në bashkësi dhe në historinë tone personale do të na bëjë të marrim atë stil që u ka lejuar Pjetrit dhe Gjonit t’u thonë anëtarve të Sinedrit me çiltërsi të njëmendtë apostolike:”Ne veç nuk mundemi që të mos flasim për çka kemi pare e dëgjuar”Vap 4,20)”
Me bekimin dhe urimet e ndërsjellta dhe fort të përzemërta besimtaret u shpërndanë të lumtur duke marrë me vete edhe foto kujtimesh për akivat e tyre personale të cilat tashme kanë pushtuar edhe rrjetet e shumta sociciale, ku më së shumti lundrojne të rinjt dhe moshat aktive të këtij komuniteti të cilat mund ti vlersojmë si një mundësi e atrë për të shperndar lajmin e mirë, ku nunat prezantojnë famujt e famulleshat, e famujt prezantojnë nunat dhe nuneshat.
Me këtë rast në emër edhe të komunitetit të kësaj famullie, u shpreh mirnjohje të përzemërt motrave françeskane si dhe ish famullitarit Patër Valentin Rrokut, për punën dhe kontributin e tyre në miredukimin e fëmijëve tanë, e njëkohsisht i uroj mirseardhjen Pater Nojes, famullitar aktual i cili u kujdes maksimalisht për përmbushjen e këtij gëzimi shpirtnor për të rinjt e famullisë.
Shkruar nga Rita Shkurtaj
Maj 2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.