Kur njeriu e ndanë mëndjen për ta vënë në punë , natyrisht që mëndja prodhon.Dhe pa medyshje që dobia e prodhimit të mëndjes njerzore ka arrittur ti japin një zhvillim të jashtëzakonshem shoqërisë.Themi kështu , jo thjeshtë duke u nisur nga ”prodhimi” I mëndjeve të ndritura të njerzimit, që nga shpikja e “rrotës” e deri tek teknlologjit e jashtëzakonshme të kohës, por edhe duke u ndalur në shembuj të perditshëshëm , që në fakt vështirë të”bijen” në sy, teksa vertetë perballë teknologjisë së kohës ato pra , këto shpikjet novatore të vogla, dukën të pa përfillshme. Gjithësesi ne sot u ndalëm, tek një novatorizem I këtyre ditve të një fermeri në fshatin Dober , krejt fare pranë qytetit të Koplikut.Në realitet Dobra është e njohur jo vetëm në M.Madhe persa I takon prodhimit të perimeve. Dikur këtu në Dobër ishte një sërë e prodhimit të domatëve që “nami “ I saj pati arritur kudo në tregjet europiane , dhe kur, në atë kohë që trau I doganës së Hotit kalohej vetëm nga domatet e Dobres. Gjithësesi sot ishim pikrisht këtu në Dobre , dhe Sabri Dushaj në parcelen e tij të mbjell me sherbele ka vënë në efiçencë “shpikjen” e tij për të “qethur” sherbelen. Kështu Lulja e sherbelës , nese kerkon të marresh prodhim të bollëshëm duhet prerë. Dhe në parcela të tilla të medha nuk realizohet kjo punë më një apo dy puntore , kësisojë kerkohet fuqi puntore. Por Sabri dusha duke menduar se per të marrë puntore , kryesisht grat e fshatit, per të prerë lulen e sherbeles, harxhohen para , çka do thote rritet kostoja e prodhimit të Sherbelës, Atherë, këto ditë të korona virus , duke qëndruar në shtepi, Sabria , I tha mëndjës puno; Dhe ja, mori nje vendilator makine , dhe skicoj në mëndje se si mund te kthehet në një korrse të lulës së sherbeles. Pas kesaj sikice ideje , ftoj në bashkpunim për ta konkretizuar njeriun e duhur Jonus Delaj , dhe të dy s’bashku e realizuan këtë korrse të lules së sherbeles, Rrezultati: Mjaft dobiprurës. Më këtë makinë korrese të lulës , tashme zevendesohen minimalisht 4 deri në 5 puntore në ditë, është shprehur kështu në bisedë me ne novatori I kësaj korresëje Sabri Dusha. Ndaj ai I ka ftuar të gjithë fermeret të cilët duanë të ulin koston e shpenimeve , por edhe të rrisin cilësinë e sherbimeve ndaj cultures së sherbelës, të mos hezitojnë, realizimi I një korrseje të tillë nuk ka shpenzime, por vetëm fitime.