Edhe pse thuhet nga faktët historike se për fshatin Lohe në M.Madhe dikur ka pas pyetur Austria; Sa miljon është Lohja?Një gjë e tillë nuk po ndodh sipas banorve të këtij fshati me Bashkinë M. Madhe. Askush nuk pyet sa banorë kishte kishte ky fshat dhe pse po shpopullohet nga dita në ditë?!Jo , shumë largë nga qyteti i Koplikut nën këmbët e vargëmaleve që vijojnë nga fshati Reç e deri në Dedaj, e më largë drejtë bjeshkve shtrihet fshati Lohe. Ky fshat me tradita patriotike , e kulturore, por edhe me një pamje magjike, dikur valonte nga mbrëmjet festive e kulturore , ziente nga vrulli i punës dhe kënga rinore. Sot ky fshat , si thuajse shumë fshatra të tjerë në M.Madhe gjithënjë e më shumë janë braktiasur veçanarisht nga Rinia. Ndërkohë që kanë mbetur këtu disa të moshuar të cilët e kanë përqëndruar jetesën e tyre tek tufat e deleve apo bagtive te tjera. Ndaj në intervistë për revist՞n “Fjala”këta banorë ironizojnë me Bashkinë dhe strukturat e tjera qëveritare duke u shprehur; Se dikur vertetë ka pyetur Auistria , Sa miljon është Lohja? Por tani Bashkia e as qëveria nuk pyesin përse po iken rinia nga fshati , perse jeta këtu po bëhët e pa përballueshme , përse ….?!