RRUGA E DUKAGJINIT KALON “NËN KËMBËT ” E SPIROPALIT !

0
45

Prëlë  MilaniPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Për dy tema publicistike mu ka mbaruar boja e printerit. Ka 20 vite që përsëris të njëjtin refren – Dukagjinasit kur do te mbushën mend që t’i dalin zot vetit e te vetë përfaqësohet. Kurë bre kurë do të behet rruga Dukagjin- Gjakove?! Zgjidhja e dytë është në vartësi të se parës. Pavarësisht vrasjes administrative dhe vdekjes ekonomike të Zonës Dukagjinit, nëse duam një ringjallje te tij dhe gjithë Alpeve Shqiptare është kjo rrugë që bashkon dy degët e ndara të një Dukagjini të vetëm etnik .
Nuk mund të ketë akuzë më të rendë se vrasje politike dhe ekonomike te një embleme historike. Fatkeqësisht nuk është një hipnoze emocionale por një fakt i shikueshem dhe i vërtetuar katërcipërisht. Mungesa e ambicies vetë përfaqësuese e intelektualëve tanë, miopia dhe llokoçitja e turmës deri në shitblerje dhe besnikëria e verbër ndaj tutorëve të vetë na ka bërë bashkëautorë të këtyre dy vrasjeve tragjike.
Shfrimet e rrufeshme inatëçare pa një vizion dhe aksion ambicioz luftëtare nuk kanë as një vlerë.Rrëshqasin gurët në rrugë, bllokohen disa fshatra në Dukagjin - Aktualitet
Sikur të kishin qenë Dukagjindashës militantë “legjendarë” që kanë ndjekur Berishën e Ramën si apostuj Mësinë , rruga e Dukagjinit mund të ishte përfunduar, siç është përfunduar rruga Fushë Arrez- Iballe dhe Rruga e Vermoshit . Secila veç e veç kanë pas jo më me pak kosto se Rruga Dukagjinit dhe që të dyja se bashku nuk kanë rëndësi ekonomike turistike as 40 per qind e rrugës Dukagjin-Gjakove. Berisha e nisi deri në Prekal, Rama deri në Nderlysa dhe ndoshta deri fund të mandatit do ta çojë në Breg Lumi, por edhe po ndolli “mrekullia” kemi të bëjmë më një “kryevepër me një këmbë. Viti i ri po troket edhe në Dukagjinin vetmitarë të braktisur së pari nga robët e vet, pastaj nga gjithkush përfshi edhe Zotat e Politikës. Bora e ngricat kane harrue rrugën dhe pranvera ka me çelë e begatë më zgjedhje të shumë pritura vendore. Qebesa edhe nga shtrati do të çohen plqet e molizur prej moteve e do dalin me pa bjeshkën e bleruara duke udhëtuar përmes një rruge shtazore të shëmtuar, por të hell kokrrën në kuti për partinë e shumë dëshiruar. Por as një ankese, dhe as një para kusht elektoral nuk do ketë vetëm nese ngrihen te vdekurit nga varret. Metrologjia politike nuk parashikon as një të papritur atmosferike politike Rama do fitojë si gjithnje per të disatën herë radhazi Shqipërinë, Berisha do fitojë përjetësish Shkodrën, teatri i gladiatorëve do vijë dhe rruga e Dukagjinit nuk do përfundojë kurrë mese fanella e Penelopës.Pas disa javëve bllokim nga dëbora, hapet rruga në Dukagjin (FOTO) -  Shqiptarja.com Në hapësirën Malësisë së Madhe dhe Pukës ka ditë që po fluturo një “pulëbardhë” e cila po kalon ditët “rrok e puth” me rijë e te reja. “Pulëbardha” Spiropali nuk fluturo kot as një herë mbi liqe. Ajo po peshkon bashkite e vogla të Prefekturës së madhe. Pulëbardha e uritur dhe gjuetare e shkathet as një herë nuk kthehet duar bosh nga gjahu i saj. Andej nga fluturo ajo sot nesër do shkojnë e kryemadhja e investimeve qeveritare .Në qiellin e Shkodrës dhe majat e kuaternare të Dukagjinit, “pulëbardha” magjepstare shëndërohet në “sorrë” kobndjellëse.
Zot na ruaj nga magjia e saj ! Gjithsesi rruga e Dukagjinit kalon vec nen këmbët e Spiropalit Bëni sabër rrugën e Dukagjinit, dhe këmbët e lehta të Spiropalit do shikoni vetëm në ëndrrat e natës. Gjumë të rehatshëm letargjik pas një darke të bollshme me groshë e mish thiut e një kungulli me venë !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.