Ka qënë një ditë e veçantë , kjo e prëmtë në qytetin e Koplikut.Revista “Fjala” në bashkpunim me qëndrën Rinore -kulturore “Arka” kanë organizuar aktivitetin; Takim letrar me poetën dhe romancieren bijë dhe nuse e Malesisë së Madhe Nivela Neziraj Nikaj.Kjo autore pas botimit të një vllimi me poezi , tashmë për lexuesin është prëzantuar me romanin “Papafingoja”. Ky aktivitet , takim letrarë me Nevila Neziraj Nikaj është drejtuar dhe moderuar nga botuesi I revistës “ Fjala’ gezim Vuçaj i cili i ka njohur të pranishmit më axhendën e veprimtarisë, por edhe me qëllimin e prezantimit te letrarës së re Nevila Neziraj Nikaj… Me pas ka qënë Publiçisti Ndue Bacaj i cili ka folur rreth romanit “Papafingoja”, duke i bërë një radiografi të plot këtij romani. Në këtë takim letrarë kanë folur mjaft nga të pranishmit si kritiku Kadri Ujkaj ,poetja Mimoza Rexhvelaj , Vlash Linadi dhe nga Mali i Zi Dimitrov Popaj , të gjithë keta dhe mjaft të tjerë kanë vlersuar guximin letrare të Nevila Neziraj Nikaj për të levruar me kaq dinjitet professional gjinin e rpomanit.. Nderkohë që Kadri Fikaj ka vlersuar faktin që shkrimtarja Nevila Neziraj Nikaj është nj^ nxënëse e tij .. Nderkaq Mjueshti i Madh Ilmi Kurti dhe Life Hasaj kanë theksuar se një vajzë Malësie , por edhe nuse Malësie ka treguar bindëshëm se vajzat dhe grate malësore , me intelektin e tyre po tregojnë culture , dhe qytetari tgë pa shpoqe. Në këtë takim kanë pershendetur mjaft nga të pranishmit dhe familjaret e autores. Ndersa në fund romancierja Nevila Neziraj Nikaj ka falenderuar të pranishmit për mbështetjen dhe ka theksuar se ndihet mjaft mire në një prezantim të pare në vëndlindjen e saj.Gjatë këtij aktiviteti poetët , dhe shkrimtarët malësor kanë debatuar edhe rreth mundësive reale për të treguar , gjithënjë e më shumë vlerat artistike , krijuese të sejcilit prej autorve.