RILINDJA “ZBRET” EDHE NË BAJZE TË KASTRATIT

0
1495

Pas qytetit të Koplikut, rradhen per të kthyer faqen ndryshe, të pamjes së gjithë këtyre viteve, e ka tani qëndra e Bajzes së Kastratit. Natyrisht që per të kryer investimin e planifikuar nga qeveria, bashkisë i është dashur të nderhyjnë me mjetet dhe forcat e veta. Kështu këto ditë të fundit të muajit nentor, natyrisht jo thjeshjt për simboliken e festive, por mbase më së shumti per arsyen teknike të mos “diegijes” së fondit në këte fund viti, filluan punimet dhe për rilindjen urbane edhe në Bajzë të Kastratit, kanë filluar kështu. Me shëmbjen e ndertimeve të konsideruara pa leje , dhe jo funksionale.
Pamjet e këtyre fotove janë tregues i këtij realiteti. Kishte disa nga ata që e krahasonin këtë shembje të ndertimeve me kandaharin, të tjere ndonse e vlersojnë pozitive për rikualifikimin urban të qytezes së Bajzes shprehen se realisht demtimet në pronat private do të duhej të kompezsohen.
Nderkaq nga nga ata si poeti Dakë Keqaj i cili teksa ndjen dhimbëshmërinë per shembjen e ndertimeve, gjithë merakun e ka tek Shpella e Frashnit, në realitet, kjo grykë pusi, ka një histori, mund të këtë edhe shumë dashuri të lindura këtu në bregë të shpelles, sepse gratë dhe vajzat Bajzjane dhe jo vetem vite e vite të shkuara ketu janë pasqyruar si ne pasteretine e ujit të pussit dhe burrat këtu kanë pikasur, gjuajtur zanat që mbanin në duar koven e uijt (vlakun). E pra këtu është edhe zanafilla, edhe historia e Miseve .Gjithësesi Bajza pas shëmbjes së këtyre ndertimeve, prêt fillimin e ndertimit të një mjedisi të kulturuar, ndaj me siguri Shpella e Frashnit do të jëne pjesa thelbësore e vëmëndjes së bashkisë per tu kthyer ne funksionin e vetë, si një monument kulture.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.