ULJA E TEMPERATURAVE, NË SHKOLLEN E LINAJVE MËSIMI ZHVILLOHET NË MES TË FTOFTIT PA ASNJË MJET NGROHËS

0

Ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshem ku tani mundë të themi se erdhi dimri e me dimrin vjen dhe i ftofti, por a janë pajisur shkollat e M.Madhe me paisjet ngrohëse ?
Për shkollat e tjera nuk kemi ende ndonjë informacion  ose ankesë por në shkollen e Linajve të njesisë administrative Gruemirë, sipas informacioneve që kemi mësimi zhvillohet në mes të ftoftit pasi në këtë shkollë nuk ka as aperatura gazi, as stuf dhe as dru dhe si mos të mjaftonte kjo ka dhe dritare të thyera që i ftofti të “hyjë” pa problem në ambjentet e shkollës.
Vlen të theksohet fakti se para pak kohësh këtë problem e ka ngritur në këshillin e bashkisë M.Madhe këshilltarja e PD znj.Mimoza Rexhvelaj e cila duke iu drejtuar kryetarit të bashkisë Tonin Marinaj i kërkoj që të merren masat për furnizimin me paisje ngrohëse këtë shkollë.
Kërkesë që siç duket nuk është marrë para syshë gjë të cilën po e vuajnë nxënësit dhe mesuesit e shkollës linaj dukë mësuar në kushte ekstreme dhe në mes të ftoftit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.