Zymer H.Haliti
(Kushtuar masakrës së Reçakut…Sot e 25 vite)
Atë mbrëmje mëngjesi
nuk erdhi
As nuk u panë gjëkundi
rrezedielli
Jeta u ndal trishtueshëm
pa pritur
T’pafajshmëve pritë u është
ngritur.
Një korb i zi krokati disa
herë vonë
Gjaku i njomë rrodhi në
tokën tonë
Tinëzisht i morën,i ndanë
nga shtëpitë
Dikush la
babain,nënën,gruan
e femijtë
Krimi ndodhi në atë mbrëmje
ogurzezë
Shumë u mbytën fsheht
nga ata t’pabesë
U trishtuan
dhe pulëbardhat
që fluturonin
Edhe ato prisnin rrezet e
diellit të agonin…
Edhe sot ajo natë
e ftohtë kujtohet
Vështirë është
ajo ngjarje t’harrohet
Dëshmitar i gjallë
është dhe Vokeri
Kur në Reçak ndodhi
e keqja,tmerri!