Skënderbeu para se të vdiste, thirri pranë vetës trimat e tij. Iu drejtua më të riut e i tha:-Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull siç janë, thyeji!Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por s’í theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin.Atëherë Skënderbeu e mori tufën e thuprave, e zgjidhi dhe iu drejtua të birit:-Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një.Gjini i theu të gjitha.As më i fuqishmi nga ju ,-tha Skënderbeu, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat!”.Ja qe
ë porosia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut është e dobishme edhe pas 5 shekujsh e gjysëm.Të gjithë e pamë që Këshilltarët e Bashkisë M.Madhe në mbledhjen e fundit nuk ishin të bashkuar si thuprat , dhe për pasojë nuk u votuan as Buxhepi I Bashkisë , e as “Drita “ e partisë në Këlmënd. Ndaj kësaj radhe le të bashkohen Demokrat e Socialist , LZHK e Socialdemokrat , e Agraroambjentalist. Të gjithë rreth kryetarit, se vetëm kështu bëhën punët për së mbarit! TË GJITHË SI THUPRAT E SKENDERBEUT!