Ramadan Likaj: Mësues , duroni deri me 25 Prill!

0
Duroni deri me 25 Prill .Me fitoren e Partise Demokratike do te ndryshoje edhe trajtimi per Ju.Me keto fjale Ju eshte drejtuar mesuesve gjate nje takimi elektoral Kandidati Demokrat Ramadan Likaj.” Mësuesit janë njerëzit që i shtojnë më shumë vlerë çdo shoqërie të civilizuar.

Mësuesi është kontribuesi kryesor në ndërtimin e të ardhmes dhe roli i tyre është i pazevendesueshem.Ndaj realisht  edhe për ju do ndryshojnë gjithçka me pozitivitetin e kerkuar dhe të merituar.Me bindjen dhe vullnetin tim të plotë, ju garantoj që unë do të jem në krye të lëvizjes, që mësuesit të marrin vendin e tyre të paçmueshëm në shoqërinë tonë. Qeveria e kryeministrit të ardhshëm z. Lulzim Basha do të realizojë që paga e mësuesit të jetë minimalisht 700 Euro, ndërsa unë deklaroj që presionet, klasifikimet e mësuesve sipas elektoratit dhe shumë elementë të tjerë të prapambetur do te marrin fund me fitoren e Partise Demokratike me 25 Prill .”Kësisoj  sipas kandidatit  demokrat për deputet z, ramadan Likaj, mësuesi nuk do jetë më  një  profesionist i përçmuar, por një  intelektual i respektuar , dhe shumë i vlefshëm pëshoqërinë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.