RINIA E PD AKSION PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LIQËNIT

0
22 prilli është dita ndërkombëtare e tokës!
Kush më shumë sesa Malësia e Madhe duhet të falenderojë Zotin për këtë vend të begatë dhe një natyrë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër!
Ne malësorët kemi vetëm një detyrë! Të ruajmë këtë vend të mrekullueshëm që na e fali Perëndia!
Sot, si një ditë simbolike, disa anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Malësisë së Madhe, vendosën që të ndërmarrin nismën për të pastruar disa mbeturina në zonën pranë Liqenit.
Faktikisht liqeni duhet të ishte një atraksion turistik, por realiteti është tepër i zymtë!
Duke marrë shkas nga kjo situatë, kam dëshirë të bëj dy thirrje!
Së pari ju drejtohem bashkëqytetarëve dhe ju lutem që të jenë më të kujdesshëm me hedhjen e mbeturinave, pasi Malësia e Madhe është njësoj si shtëpia e gjithsecilit. Ashtu si çdokush e do shtëpinë e pastër, ashtu edhe ne si komunitet e duam ambientin e pastër, pasi këtu punojmë dhe jetojmë çdo ditë.
Së dyti i drejtohem Bashkisë së Malësisë së Madhe. Kjo nuk është më lutje, por kërkesë si qytetar i Koplikut. Merrni masat për çliruar zonën e liqenit dhe gjithë Malësinë e Madhe të mbytur nga mbeturinat.
Ne duhet ta shndërrojmë Malësinë e Madhe në vendin ku çdokush planifikon të ardhmen, ku çdo fermer të ketë dëshirën për të punuar tokës, ku çdo mësues të mos ketë frikë nga klasifikimet elektorale, ku çdo nxënës i fillores të mos thotë se ëndrra ime është të bëhem emigrant në Angli dhe ku çdo biznes të punojë i qetë.
Ashtu siç krenohemi me natyrën që na fali i madhi Zot, ashtu duhet të krenohemi me modelet e shoqërisë dhe të komunitet që ne krijojmë!
Ndryshimi po vjen!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.