Rama në panik ‘shpërthen’ në mbledhjen e grupit: Do humbasim pushtetin

0
325

Ditën e sotme kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e tij në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Burime të Dosja.al zbardhën porositë e kryesocialistit Rama, i cili u tregua i ashpër ndaj grupit të tij të deputetëve. Në fjalën e tij, Rama mësohet se u ka “tërhequr veshin” deputetëve lidhur me kontaktin që ata kanë me qytetarët dhe punën që ata bëjën në zonat që përfaqësojnë.

“Partia Socialiste s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S’mund të shkojmë në zgjedhje e të përsërisim të njëjtat gjëra sepse do shkojmë të humbim. As Partia Socialiste e as unë s’e mbajmë dot më këtë maskaradë e këto zullume që bëhen në zyrat e shtetit. S’keni ngritur asnjëherë asnjë shqetësim se si funksionojnë zyrat e shtetit. Ju interesoheni vetëm për drejtorët, kush shkon e vjen. Mbajeni mend, që do humbim pushtetin nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni se unë s’do pres fundin e as ju. Kush nuk e bën, ta konsiderojë si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar dhe karriera në këtë grup”, është shprehur kryeministri.

Më tej, Rama është treguar i prerë më të tijët duke i kërkuar dorëheqjen nga grupi parlamentar atyre që nuk ndjekin këshillimet e tij.
”Kush nuk e bën, ta konsiderojë si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar dhe karriera në këtë grup”, është shprehur kryeministri.

Teksa Rama po zhvillonte mbledhjen e tij të çdo të hëne me socialistët, paralelisht presidenti Ilir Meta dha për rreth dy orë “llogari” në Komisionin Hetimor. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.