Në realitet atë që do të duhej ta bënte shteti, ose e thënë ndryshe bashkia, po e bënë një pasionante e ruajtjes, dhe percjelljes ndër breza të trashigimisë së etno-kultures sonë kombëtare.Pikërisht këto ditë në qytetin e Koplikut në një mjedis privat, të marr me qera, janë ekspozuar disa foto, të grave dhe vajzave malësore, të veshura me xhubleten 4 mijë vjeçare dhe veçmas këtyre fotove, ne këtu shikojmë edhe disa nga ato “makineritë” e kohes, ku duarartat malësore kanë punuar xhubleten, por edhe çakçiret.
Kështu në bisedë me këtë grua malësore, e cila quhet Rita Shkurtaj ( Kalaj), mësojmë për nismën e saj mjaft të dobishme, për të çelur një kurs, për gratë dhe vajzat malësore, këtu në qytetin e Koplikut, për të filluar mos’harresen e punimit të xhubletes. Në fakt interesimi thot Rita nuk mungon, por janë veshtersit e krijimit të kushteve reale për të bërë të mundur të mos harrojmë, të punojm xhubleten tone. Ndaj edhe pse ka një projekt të miratuar nga ministria e kultures edhe pse ka një mbeshtetje kurajoze edhe nga biznesi vendas përsëri, gjatë intervistës që ne realizuam me Riten mesuam se ka veshtersi të cilat duhen kapërcyer. Gjithësesi ne i themi të lumtë Rita! Gjithësesi ndiqni intervisten e plot…