Qyteti i Pukës, një mundësi reale për Turizëm

0

Bashkia Pukë në kuadër të nxitjes të zhvillimit të turizmit në territorin tonë kemi ofruar sinjalistike dhe tabela për bujtina, restorante dhe parqet e Bletve.”Kuzhina tradicionale e paraqitur si ofertë turistike” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondeve IPA Cross-Border Montenegro – Albania 2014-2020.

Ky projekt zbatohet nga: Agjensia e Zhvillimit Rajonal për Bjelasica, Komovi dhe Prokletije; Organizata Kombëtare e Turizmit për Malin e Zi; Eco-Partner për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Bashkia PukëObjektivi i përgjithshëm i këtij projekti është rritja e konkurrencës së sektorit të turizmit nga rritja e vlerës ekonomike e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ndërsa objektivi specifik është përfshirja e gastronomisë lokale e zonës ndërkufitare në ofertën e përgjithshme turistike. Qëllimi është për të përfshirë trashëgiminë kulturore lokale në ofertën e përgjithshme të turizmit, dhe t’u ofrojë vizitorëve një pasqyrim të traditës lokale përmes gastronomisë lokale.Një ndër aktvitetet e realizuara është mbështetja e 10 familjeve me infrastrukturë turistike si në fotografitë e mëposhtme, për mikrpitjen e turistëve për konsumimin e produkteve të tyre dhe gatimeve të zonës, duke i nxitur këto familje që të rriten në agrobiznes dhe krijimin e kapaciteteve për bujtina.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.