Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 23.01.2021, ora 11.30

0
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 23.01.2021, ora 11.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 11.30, shënon kuotën 5.50 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi zbritje të nivelit të ujit me 16 cm.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 11.30,shënon kuotën 8.00 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi zbritje të nivelit të ujit me 1 cm.
• Hidrometri i lumit Drin në orën 11.30,shënon kuotën 6.25m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi zbritje të nivelit të ujit me 8 cm.
• Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 708 Ha
1. Tokë e pakultivuar 188 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 505 Ha
3. Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15 cm, është e kalueshme me vështirësi me mjete te ulëta.
2. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 85 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 360 Ha
• Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 100 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
• Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.