Që të mos arrish përsëri atje… tek ai. Zhgënjimi…

0
199

Nga:Mbaresa Kaci Hasanaga

Pothuajse dhimbjet tona më të mëdha burojnë , vijnë nga mardhënjet që kemi me njërëz të tjerë.
Kështu nëse kërkon lumturinë…duhet të gjesh shtegun e duhur larg njërëzve , që të mërzisin ,të shqetësojnë dhe që bëhen barierë në jetēn tënde…
Ndonjëherë zhgënjimet të “shuajnë ” pak, të pezmatojnë , të pengojnë të ecësh i qetë .
Por ,shpesh herë ringrihesh për tu ndriçuar përsëri , gjë që të bënë ta duash jetën , duke u lidhur fort pas saj.
Vetbesimi tē bënë të besosh nē atë çka ti mund tē arrish e t’ja dalēsh edhe vetëm…pa tē dhënë dikush dorën.
Në forcën që ti ke , për të arritur atje ku do.
Nē raste të tilla kërkohet guxim, që pas një rrëzimi , pak kush e ka…të ngrihesh përsëri e t’ja fillosh nga e para.
Këtë herë më e fortë se kurrē.
Pas një zhgënjimi tregon dhe nxjerr në pah vlerat e tua të vërteta.
Të bënë të reflektosh , si rrjedhim i sheh gjërat me një sy tjetër.
Pas zhgënjimit zgjohet shpresa ,rritet besimi tek vetja dhe mëson që ti vlerësosh gjërat në thelbin e tyre.
Të bënë koshient nē atë që thua e dëgjon.
Të jesh një person i rezervuar , për tē mos iu besuar verbërisht të tjerëve.
Kur kërkon lumturinë duhet të gjesh shtegun e duhur ….atje ku s’ka njërëz që të lëndojnë.
Ata që kanë për ushqim vetëm vuajtjet njërēzore , duke rrëmuar nē jetēn e të tjerëve…pa mëshirë.
Të tillë… të zhgënjejnë , të lëndojnë , të vrasin , të përfolin ….e më pas të thonë pse ri ftohtë.
E kështu mëson..
Që të mos arrish përsëri atje… tek ai.
Zhgënjimi…
(M.K.Hasanaga)
15 Tetor
Elbasan

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.