E dëgjoj shiun 

Mbi pullazin
Që m’rëndoi
Shumë vite
Dal nga shtëpia
Nisem te ti
Edhe pse nuk më pret
Sa shpejt fluturoj
E ti më del para
Më ngre lartë
Më përqafon shumë
Puthjet plot afsh
Ma ngrohin trupin
Që nën atë kulm me shi
Kishte kaq shumë ftohtë
Pastaj kthehem ngadalë
I shikoj rrezet e Diellit
si e ngrohin atë shtëpi
Nga një puthje
I cila nuk u harrua
Asnjëherë
SK, 31.03.2023, Prishtinë